Në organizim të SHBPK,Dega në Lypjan,në kampusin e Univerziteti UBT,(afër QMI-së), më 13 maj 2023,në orën 13-të,u prmovuan dy vepra të Xhavit Dakës;”Ditari i Sekretarit” dhe “Sekretari dhe Drejtësia”.
Shkruan: Ismail Gashi Sllovia
Fjala e mbajtur në përurimin e veprave
Jemi sot këtu së bashku, në përurimin e punës së gjatë të Xhavit Dakës, përmbledhur në dy botime. E para; “Ditari i Sekretari”, dhe e dyta; “Drejtësia dhe Sekretari”, Këtyre dy vëllimeve ju prinë një parathënie e thuket nga autori, e cila kap shtrirjen e punës dhe veprimtarisë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, paraqitur në formë ditari nga autori, mbajtur nga dita në ditë, për gjitha ditët dhe kohen e punës në këtë Ministri.
Veprat i redaktoi : Halil Xani
Recenzent: Ismail Gashi
Lektor: Halil Xani e Rrahim Sylejmani
U Botuan në shtypshkronjën Lena Graphic Desing Prishtinë,2023.
Veprat “Ditari i një sekretari” e “Sekretari dhe Drejtësi”, janë dy botime, të cilat sot i kemi para nesh, në të cilat vepra përmblidhet gjithë veprimtaria e kësaj Ministrie për kohën dhe punën e zhvilluar në Ministrinë e Arasimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në vazhdim MASHT-i. Realisht,”Ditari i Sekretari”, është vepër autobiografike e autorin, gjegjësisht Sekretarit, njëherit naracioni i kësaj vepre tregon, një pjesë nga veprimtaria e Minsitrisë, për aq kohë, sa autori Dakaj kreu detyrën e Sekretarit te Përgjithshëm në këtë Ministri. Vepra nuk ndahet në kaptima, apo pjesë. Sepse, forma e ditarit nuk ka përmbajtje të ndara në kaptina. Por, përshkruan veprimtarinë e MASHT-it sipas dinamikës në punnë administrative për cdo ditë pune, nga 2011 deri më 2017.
Autori me këto vepra, të parën të shkruar në formë ditari, Por, jo ditar personal për jetën dhe veprimtarinë personale. Por, ditar i Sekretarit të Ministrisë, siç edhe bartë titullin kjo vepër, shkruar vetëm për veprimtarine dhe qeverisjen e një institucioni shtetëror, MASHT-it, ku Xhavit Dakaj ishte Sekretar i Përgjithshëm, mbrenda kësaj Ministrie, dhe kishte detyra dhe obligime të bashkëdrejtuesit në andministratë, me çka i ofron lexuesit një lloj të veçantë krijimtarie, duke ofruar njohuri të veçanta për institucionin Qeveritarë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Pjesë e Qeverisë së Republikës së Kosovës, e posa dal nga lufta çlirimtare. Botimet, “Ditari i një Sekretarit” dhe “Sekretar i dhe Drejtësinë”, paraqesin dëshmi shpjeguese nga gjitha pikëpamjet e veprimtarisë drejtuese e qeveritare të MASHT-it, dhe atë në aspektin horizontal, përbërjen dhe funksionimin e stafit të mbrëndshme, nga Ministri, përfaqësuesi shtetëror i institucionit, drejtoritë dhe sektorët e ministrisë dhe Drejtoritë komunale të arsimit, deri te stafi i punëtorëve teknik dhe të mirëmbajtjes. Ndërsa, shikuar nga aspekti i përbërjes vertikale, sic flitet në këtë vepër, MASHT-i ka shtrirje e vëllim, në gjitha nivelet dhe hapësirat edukative e arsimore, enteve pedagogjike, ato të teksteve dhe mjeteve mësimore dhe të shkollimit, nga niveli parafillor e deri në nivelin universitar. Këtu flitet edhe për pavarësimin e shkollave dhe themelimin e gjashtë universiteteve të reja në Kosovë. MASHT-i financon dhe bashkëpunon me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, si dhe gjitha Institutet shkencore, Arkivat komunale, rajonale dhe Arkivin shtetëror të Kosovës. Ka në mbikqyerje veprimtaritë dhe i financon Institutet, entet shkencore dhe shkollimin special, dhe i ka pjesë përbësëse Sektoret e Inspektoriatit Rajonale të Arsimit, të cilat bashkë me kuadrin arsimor, kujdesën për ngritjen e cilësisë në procesin e arsimit, nxjerr edhe ligje e nënligje që kërkohen dhe mundësojnë drejtimin e kësaj veprimtarie arsimore. MASHT-i përcjell dhe mbikëqyrë edhe infrastrukturën e objekteve dhe hapësirat shkollore dhe zhvillon bashkëpunimin profesional arsimor, shkencor e politikë ndërshtetëror. Lexuesi nga kjo vepër mëson për një institucion qeveritarë, në veçanti për obligimet dhe detyrat e punës të Sekretarit të Përgjithshëm, e cila është veçantia e kësaj vepre.
Vepra e dytë “Sekretari dhe Drejtësia”, që ka të bëjë me rastet gjyqësore dhe mbrojtjen e ligjshmërisë, mes MASHT-it dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë dhe të tjerëve. Kësaj vepre natyrshëm i prijnë një hyrje e detajuar. Vepra ndahet në dy pjesë; Pjesa e parë hapet me shkrimin, Përballja me proceset administrative dhe shkrimi i dytë mban titullin, Emërimi dhe Ushtrimi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm. Ndërsa pjasa e dytë e librit, përfshin pesë proceset e përballjes me të drejtën dhe ligjin: E para; Kolegji ”Vizioni evropian”(Kolegji Dukagjini), Në vazhdim, Marrëvëshja e Mirëkuptimit me Gjykatën Kushtetuese. Vazhdimi i kontratës, kompanisë, Alba-Arkitekt, Librat shkollorë, dhe në fund; Rasti “Pronto”. Për raste dyshimi dhe keqeverisje apo edhe keqpërdorimi, padi të cilat ishin paraqitur në organet e drejtësisë, të njejtat, pas një maratone seancash gjyqësore, fatmirësisht kanë përfunduar në pafajësinë e Sekretarit dhe të tjerëve. Kjo vepër, në kërkim të së drejtës dhe ligjit, është faktuar para organive të së drejtes, me dëshmi dokumente dhe ekstrate nga aktet normative dhe dëshmi të ndryshme, vendime dhe ankesa të cilat kanë arsyetuar pafajësinë e të dyshuarëvë. Në fumd, autori për lehtësim, lexuesve ju ofron regjistrin e shkurtesave, dhe në faqen e fundit të kopëtinës përmbyllëse, ka një biografi të shkurtër për autorin.
Vepra e këtij niveli vëllimorë, është rezultat i punës së gjatë dhe të vazhdueshme me përgjegjësi dhe ndërgjegje të pastër, por këmbëngulëse e autorit ambicioz. Xhavit Dakaj, i cili i tillë është edhe në jetë të përditshme,.gjithçka me ligjin të drejtën dhe të vërtetën. Gjuha dhe terminët adnimistative juridike të përdorura, janë në nivel të institucionit dhe lëndës për të cilin shkruhet. Por, të pranueshme për lexuesin. Autorit i urojmë shëndet dhe suksese për veprat që përurojmë sot, dhe krijimeve të tjera në të ardhmën.