Trajkoviq thërret serbët në veri të Kosovës të mos instrumentalizohen nga Beogradi

Prishtinë, 19 maj 2023 – Rada Trajkoviq, kryetare e partisë Lëvizja Evropiane e Serbëve, ka reaguar sot pas ceremonisë së betimit të kryetarit të ri të Mitrovicës Veriore, Erden Atiq.

Trajkoviq, në një postim në Twitter, iu drejtua serbëve në veri të Kosovës me thirrjen që të mos lejojnë që të instrumentalizohen nga Beogradi.

Ajo ka thënë se vendosja e flamurit të Kosovës në objektin e komunës së Mitrovicës Veriore është “rezultat i politikës fatale” të Beogradit.

“Të dashur serbë të veriut, mos i lejoni t’ju instrumentalizojnë sërish, për shkak se u është lëkundur pushteti në Beograd. Flamuri i ri në komunat tuaja është vetëm rezultat i politikës fatale të tij. Dhe nëse mbështeteni tek ai për të mbijetuar dhe e ndiqni atë në konflikt, nuk ka të ardhme për ne në Kosovë”, ka shkruar ajo.

(r.m.)