HUMANIZMI NUK KA KUFI – SHOVINIZMI NUK ESHTE BESIM FETAR

Sali Bollati me kostum popullor nga Çamëria, në ditën e 28 Nëntorit.

Besimi fetar si ndjenjë njerëzore nderimi ndaj Zotit dhe jetës së përtej varrit; edukon njeriun për të respektuar dhe ndihmuar çdo qenie njerëzore, pa marrë parasysh mënyren dhe ritet që shpreh për adhurimin e tij. Populli Shqiptar, si një ndër popujt më të vjetër të Europës, pavarësisht nga rrethanat historike që ka kaluar gjatë shekujve; përvec karakteristikave shumë të larta si besa, trimëria dhe mikëpritja, mund te shërbejë si një shembul I rrallë në Europë e në Botë, përsa I përket tolerancës fetare.Me gjuhën e folur shkruhen, mësohen dhe trashëgohen këto tradita Shqiptare. Libri I parë I njohur Shqip “Meshari” I Gj.Buzukut më 1555, po ashtu edhe pjesë Dhjatës se Re më 1877, nga Peshkopi I Paramithisë Shqiptare; janë përkthyer me “Gluhën e Perëndisë”-simbas Naimit të Frashërllinjëve Atdhetare -në dialektin Çam të Shqipes.  Fan Noli  për Flamurin Shqiptar shkruan:

Flamuri që lindi Shën Kostandinin,

Pajton Islamn’ e  Krishtërimin,

Çpall midis feve Vllazërimin,

Flamur Bujar për Njerëzimin

Para disa ditëve u befasova dhe u mallëngjeva pa masë me një Veprimtari Vërtetë Humanitare  të mbajtur në Buenos Airen e Argjentinës së largët.

Njoftim :

Kryepeshkop +Fan Noli: “Çamët janë Shqiptarë dhe vendi i tyre është Çamëria”

“Çamëria është një plagë e hapur që pikon gjak në secilin prej nesh” Kryepeshkop + Aleksander i Shqiptarëve

Sot, ora 20.30, mbahet ne Kishën Ortodokse Shqiptare te Buenos Aires – Argjentinë, Liturgjia Hyjnore (Mesha) dhe Ceremonia e Përshpirtjes, në kontekstin aktuall të 100 ditëve të karantinës këtu në Argjentinë nga COVID-19…

Rroft Çamëria dhe Çamët!!! Rroftë  Çamëria Shqiptare!!! Rroftë Çamëria dhe Populli i saj Kreshnik!!! Me Lavdinë e Kombit tonë Shqiptar përgjithmonë!!! Rroftë Kombi Ynë Shqiptar!!! Rroftë Shqipëria Etnike  e Ilirisë Autoktone!!! Shpirti i Arbrit nuk vdes kurrë!!! Zoti e Bekoftë Racën e bukur Ilire!!! Zoti e Bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët, me Flamurin e  Kombit Kuq e Zi kudo që janë në botë!!!

 Shërbëtor i përulur i Zotit dhe Shqipërisë, Shkelqësia e Juaj Imzot Aleksander I Shqiptarëve,

 Kryepeshkop – Bir I Shqiponjës Rroftë Shqipëria e Bashkuar!!!

#UnëJamÇameria

Më poshtë një urim dhe mesazh tepër domethënës i Kryepeshkopit Aleksandër i Shqiptarëve, udhëheqsit shpirtëror të Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikën Latine, me rastin e Ditës së Pashkëve drejtuar të gjithë shqiptarëve anë e mbanë botës dhe pa dallim feje a krahine:

 Krishti u Ngjall!  Me zemër ju uroj Gëzuar Pashkët, Vllëzër dhe Motra dhe Miqtë  e mi Shqiptarë Ortodoksë dhe të gjithë atyre që e festojnë ketë ditë, kudo që gjindën, e për shumë vjet! Urime e paqë bekim dhe dashuri në familjet tuaja.

Përfitoj nga rasti për të përshëndetur me dashuri të gjithë Myslimanët, Bektashianët, Agnostikët, Ateistët dhe të Krishterët, Vëllezërit e mi të gjakut: Urimet më të mira për të gjithë ju! Paqë, lumturi e begati gjithmonë! Rofshin të gjithë Shqiptarët në të gjithë botën, pa dallim Feje! ️Në Lavdinë e Kombit tonë Shqiptar, përgjithmonë! ️Rroftë Shqipëria Etnike! I Lirisë se Ilirisë. Autoktonus!  Zoti e Bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët!

Kryepeshkop +Aleksander i Shqiptarëve, Bir i Shqiponjës! (Marrë nga portali i Kryepeshkopit

Kam lindur në Paramithi të Çamërisë, kur isha vetëm 7 vjeç, mbas një fëmijërie shumë të lumtur në familje  dhe në ambjetin  e bukur rreth e qark; fatëkeqësisht përjetova  fillimin e masakrave,përdhunimeve, vrasjeve, burgosjeve dhe shpënguljen ne familje, Paramithi e në mbarë Çamërinë tone Shqiptare, me të cilat jam rritur edhe mbas 77 vjetëve nuk mund t’i harroj pa i kujtuar, shkruar e përmendur nëpërkujtime  te organizuara sidomos këtu në Amerikën e Bekuar – ku  Shpaloset para Botes Mbare nga te rinjte si Marko Kepi, Marin Mema se Chameria is Albanian dhe se ne nuk kerkojme hakmarje, por zgjidhjen dhe njohjen e te Drejtave Njerzore te Shqiptareve Çamë,ne një pjese jemi vendosur këtu si “Gur i rrokullisur” – siç shkruan miku Çam z. Ç. Çumani.

 Amerika e Bekuar per ne Shqiptaret ka qenë dhe mbetet Mikëpritese dhe Mbeshtetsja me e madhe.Kë u krijuan organizatat e para atdhetare;por Veprimtaria më e madhe ishte Krijimi I Kishes Ortodokse Shqiptare. Ajo veper e Fan Nolit, Kristo Kirkës u themelua dhe u Shpalos që krahas Zotit te Madhnueshëm të Ndjenim Krenarine si SHQIPTARE,  po kaloj vitet e pleqërisë. Niperve dhe mbeses te lindur ketu ne NY me baba e nene shqiptare me zotesine  e tyre nderohen Cuomo Ladda ne shkolla; por ne shtepi mesojne , flasin  Gluhen e Embel Shqipe duke recituar me Gezim e Nderim :”Ti Shqiperi me jep Nder, Me jep emrin SHQIPTAR!”Ndigjojne me kureshtje edhe pjese nga e shkuara e jone.

Midis te tjerave rrefejme se ne festa fetare si bajrami dhe pashka kishim respekt per njeri tjetrin me kenaqesi shkembenim edhe dhurata reciproke duke ndihmuar dhe respektuar njeri tjetrin

Sali Bollati -Çam Shqiptaro Amerikan   New York , ❤️❤️🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱