Ministri i Mbrojtjes i Serbisë viziton garnizonin e ushtrisë në Rashkë, afër Kosovës

Beograd, 31 maj 2023 – Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka arritur për vizitë në garnizonin e Fprcave të Armatosura të Serbisë në Rashkë, afër kufirit me Kosovën, ku është vendosur një pjesë e ushtrisë serbe.

 Ministria e Mbrojtjes njoftoi se Vuçeviq do të takohet me oficerë të lartë të Forcave të Armatosura të Serbisë, për të diskutuar për situatën aktuale të sigurisë.

Me urdhër të presidentit Aleksandar Vuçiq, më 26 maj, forcat e Armatosura të Serbisë janë vënë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake.

Vuçiq e ka dhënë këtë urdhër pas ngritjes së tensioneve në pjesën veriore të Kosovës, me arsyetim se popullsia serbe në Kosovë mund të rrezikohet nga veprimet e Qeverisë së Kosovës.

Të mërkurën në mëngjes, ministri serb i Mbrojtjes, ka thënë se situata e sigurisë në veri të Kosovës është shumë e rrezikshme. Ai ka thënë se ushtria serbe është e gatshme të përballet me “çdo kërcënim të interesave shtetërore e kombëtare të serbëve”.

“Ushtria e Serbisë është e gatshme të kryejë çdo detyrë, ndërsa, nga aspekti politik, Serbia e ka përcaktuar se cilat janë vijat e kuqe kur ajo gjendet në një situatë, në të cilën i kërcënohen interesat jetike kombëtare dhe shtetërore. Po flasim për – Zoti na ruajt – skenarë ku dikush vret serbë”, ka thënë Vuçeviq.

Të hënën, në hapësirën ajrore të Serbisë, shumë afër kufirit me Kosovën, kanë vëzhguar vazhdimisht nga ajri hapësirën në zonën kufitare.

(r.m.)