Prishtinë, 22 qershor 2023 – Ish-të dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka takuar sot (e enjte) në Mitrrovicën Veriore, udhëheqësit e Listës Serbe, partisë më tëmadhe tëseerbëve në Kosovë.
Pas takimit, Grenell ka deklaruar se ndërkombëtarët duhet t’i dëgjojnë kërkesat e Listës Serbe, për të gjetur zgjidhje mbi problemet në pjesën veriore të Kosovës.
“Komuniteti ndërkombëtar duhet të vijë dhe të dëgjojë këta njerëz. Dëgjoj shumë shqetësime këtu sot dhe besoj se do të gjendej rruga, sikur komuniteti ndërkombëtar të vinte (për të biseduar)”, ka deklaruar ai, në një konferencë për media.
Ish-zyrtari amerikan ka thënë se është zhgënjyese se si raportet mes Kosovës dhe Serbisë janë përkeqësuar në tre vjetët e fundit. Sipas tij, administrate e presidentit Donald Trump, pjesë e së cilës ishte ai, ishte “në rrugë të mirë”
“Ne po ecnim në një rrugë të mirë drejt normalizimit ekonomik dhe unë mendoj se këtu e duan paqen, punësim të mirë”, ka thnë ai.
Ndërsa, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka përsëriturr kërkesat tri kërkeesat tashmë të njohura të Beogradit zyrtar; të largohen njësitet speciale të Policisë së Kosovës, të amnistohen serbët e arrestuar për aktet e dhunshme në veri, të dorëhiqen kryetarët shqiptarë të komunave veriore dhe të formoht Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Këtë të fundit, Rakiq e ka cilësuar si “kusht të të gjitha kushteve”.
(r.m.)