Prishtinë, 26 qershor 2023 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është i gëzuar për lirimin nga paraburgimi të tre zyrtarëve policorë të Kosovës që ishin rrëmbyer nga forcat serbe më 14 qershor.
Kurti, në një reagim në Twitter, ka thënë se kidnapimi i tre policëve kosovarë përbën shkelje të të drejtave të njeriut dhe ka theksuar se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për agresionin ndaj Kosovës.
“Konfirmojmë se 3 policët e rrëmbyer tashmë janë liruar. Edhe pse jemi të gëzuar që ata kthehen në familjet e tyre, ky kidnapim përbën shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet të dënohet. Serbia duhet të japë përgjegjësi për agresionin”, ka shkruar Kurti.
We confirm that the 3 kidnapped police officers have been released. Even though we are joyous that they get to return to their families, this abduction consists of a serious human rights violation & must be reprimanded. The Serbian aggression must be held accountable.
— Albin Kurti (@albinkurti) June 26, 2023
(r.m.)