Harxhi: Kosova nuk ka nevojë për një “Dejton”

Tiranë, 30 qershor 2023 – Ish-zëvendësministrja e Jashtme e Shqipërisë, Edith Harxhi, ka reaguar lidhur me idenë e organizimit të një konference ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë.

Harxhi, në një postim në Tëitter, ka thënë se Kosova nuk ka nevojë për një konferencë si ajo e Dejtonit. Ajo ka thënë se pavarësia e Kosovës është vulosur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

Harxhi i ka ka cilësuar “shumë të dëmshme dhe kundërproduktive” sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

“Kosova nuk ka nevojë për Dejton. Kosova është shtet sovran, i njohur nga 115 shtete të botës, dhe pavarësia e saj është njohur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Kosova ka nevojë për burrështeti dhe mbështetje nga SHBA dhe BE. Sanksionet janë shumë të dëmshme dhe kundërproduktive.”, ka shkruar Harxhi.

Konferenca e Dejtonit është mbajtur në vitin 1995, në kulmin e luftës në Bosnjë e Hercegovinë. Presidenti boshnjak, Alia Izetbegoviq, Presidenti serb Sllobodan Millosheviq dhe Presidenti kroat Franjo Tugjman e nënshkruan atje Marrëveshjen Kornizë për vendosjen e paqes në Bosnjë e Hercegovinë, e njohur si Marrëveshja e Dejtonit. Kjo marrëveshje çoi në përfundimin e luftës në Bosnjë e Hercegovinë, por nuk arriti të zgjidhë problemet ndëretnike në këtë shtet.

(r.m.)