Bill Klinton do ta vizitojë Shqipërinë, më 3 e 4 korrik

Tiranë, 30 qershor 2023 – sh-presidneti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Klinton pritet të vizitojë Tiranën në datat 3 dhe 4 korrik, me ftesë të kryeministrit Edi Rama,raporton Reporter.al.

Një zëdhënëse e qeverisë i tha BIRN-it se Klinton do të qëndrojë në Shqipëri më 3 e 4 korrik, kohë kjo që përkon me festimet e pavarësisë së SHBA.

Klinton sipas burime diplomatike do të pritet me ceremoni zyrtare. Është planifikuar edhe një deklaratë për mediat.

Shqiptarët, kudoqofshin ata, e sidomos ata në Kosovë, e konsiderojnë Klintonin si njërin prej mbështetësve kryesorë në pavarësinë e Kosovës, e cila erdhi edhe falë ndërhyrjes ushtarake të drejtuar nga SHBA-të kundër objektivave ushtarake e policore të Serbisë në vitin 1999.

Vlerësohet se Klintoni kishte rol vendimtar në marrjen e vendimit për sulmeve ajrore të NATO-s që zgjatën 78 ditë, fushatë kjo.që detyroi presidentin e atëhershëm të asaj që kishte mbetur nga Jugosllavia Sllobodan Millosheviq të pranonte një marrëveshje që i dha fund fushatës së tij për pastrimin etnik të Kosovës.

Vizita e Klintonit në Shqioëri realizohet në kohën që në pjesën veriore të Kosovës mbretëson një situatë shumë e tensionuar.

Bashkimi Evropian po bën përpjekje për shtensionimin e situatës dhe për vazhdimin e dialogut për normalizim të marrëdhënieve midis Kosovës e Serbisë. SHBA ka deklaruar mbështetjen e përpjekjeve të Bashkimit Evropian për shtensionim të situatës dhe për normalizim të marrëdhënieve midis dy vendeve.

(r.m.)