Kurti: Masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës e bëjnë dialogun asimetrik

Prishtinë, 4 korrik 2023 – Zyra e Kryeministrit të Kosovës njoftoi se Kryeministri Albin Kurti, në takimin me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës e bëjnë dialogun asimetrik.

Sipas njoftimit, Kurti ka shprehur përkushtimin e toj për de-eskalim dhe normalizim të situatës në pjesën veriore të Kosovës dhe ka theksuar se prania e policisë atje nuk është faktor i eskalimit,por i sigurisë publike. 

“Në fillim të këtij takimi, Kryeministri Kurti potencoi që masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës janë të padrejta dhe e bëjnë dialogun asimetrik. Në vijim, ai shprehu përkushtimin dhe angazhimin e tij për de-eskalim dhe normalizim. Theksoi që Qeveria e Kosovës nuk kontribuon assesi në eskalim dhe se Policia e Kosovës vetëm zbaton ligjin e kujdeset për sigurinë publike. Po ashtu, Kryeministri Kurti konfirmoi që Policia e Kosovës e vendosur nëpër ndërtesat komunale nuk ka ndërmarrë operacione në rrethinën e atyre objekteve”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me kërkesën e BE-së për zgjedhje të reja nëë katër komunat veriore, Kurti ka thënë se Qeveria e mbështet opsionin që parashihet me ligj.

“Kryeministri Kurti tha që neni 72 i Ligjit për Vetëqeverisje Lokale e tregon qartë rrugën për zgjedhje të parakohshme nëpër komuna dhe se Qeveria në përpikmëri mbështetë procedurat ligjore”, thuhet në njoftim.

Kurti ka shprehur pikëpamjet e tij edhe liidhur me procesin ee normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Ai ka ritheksuar nevojën e zbatimit të plotë e pa kushte të Marrëveshjes Bazike të sponsorizuar nga Bashkimi Evropian.

“… sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, garanci është zbatimi i plotë dhe pa kushte i Marrëveshjes Bazike e cila sjellë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe evropiane për dy shtetet”, citohet kryeministri Kurti.

(r.m.)