Vuçiq: Tërheqja e policisë nga veriu – vetëm mashtrim i Perëndimit

Beograd, 13 korrik 2023 – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka cilësuar “mashtrim të Perëndimit,  tërheqjen e 25 për qind të forcave të Policisë së Kosovës nga katër komunat veriore të Kosovës.

“Unë nuk jam as i verbër, nuk jam as budalla. Ua lexoj që më parë të gjitha mashtrimet. Luaj shah më mirë se ata, kam lexuar më shumë libra se ata, po rata e kanë vetëm forcën”, ka thënë Vuçiq duke folur për kërkesar e Perëndimit ndaj Serbisë.

“Nuk është problem që ndonjëherë duhet të lëshoni pe sepse dikush është më i fortë, por është problem që dikush ju trajton si budalla, madhe gjithë vendin, të gjithë ne”, ka shtuar ai.

Vuçiq e ka akuzuar pushtetin në Kosovë për “dhunën ndaj serbëve” dhe faktorin ndërkombëtar për “mosreagim” ndaj kësaj. Por, në këtë kontekst, ai është ankuar se Kosova nuk po e formon Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Kemi pritur 10 vjet për fomimin e Asociacionit të Komunave Srbee, na  arrrestoni njerëziit, shtini ndaj tyre…”, është shprehur ai, në Tv Pink

(r.m.)