Nga Ruben Avxhiu
Marko Konstandini (Marko Konstantinov) ishte një shqiptar nga Pogradeci që u vendos në Sofje të Bullgarisë, ku veç të tjerash kontribuoi në botimin më 1898 të veprës në gjuhën shqipe: “Kalendari Kombiar”.
Sipas informacioneve të postuara nga studiuesi Dimitar Bechev, djali i tij u bë prift në Bullari dhe shpejt u njoh si një nga klerikët më në zë të vendit – me emrin Kiril.
Nga posti i Mitropolitit të Plodvivit, Kirili i Bullgarisë luajti një rol të madh në ndalimin e deportimeve të mbi 1,500 hebrejve në kampet e përqendrimit në 1943.
Kur Kisha Bullgare rifitoi statusin e autoqefalisë në vitin 1953, djali i Marko Konstandinit u shpall Patriarku i parë i saj, një post që e mbajti deri sa vdiq në 1971.
Për shpëtimin e hebrenjve gjatë luftës, ky Patriark me origjinë shqiptare i Kishës së Bullgarisë, gëzon sot një vend nderi në Muzeun e Yad Vashemit.
Shkrimi (linku: KËTU) është nga ceremonia e nderimit të tij dhe Metropolitit Stefan në Yad Vashem. Pjesëmarrës (në fotografi duke marrë letrat e mirënjohjes) ishin edhe mbesa e Stefanit edhe nipi i tij Kirilit, profesori Kiril Markov.