Kurti e uron autorin e logos së 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës

Prishtinë, 16 korrik 2023 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar ideatorin e logos së 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Albian Gagica, të cilit i ështëndarë plaketa e argjendtë nga Instituti “Connecticut Art Directors Club” në SHBA.

Kurti ka shfaqur kënaqësinë që logoja e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës është bërë e njohur në mbarë botën dhe i ka falënderar të gjithë artistët që e prezantojnë Kosovën kudo në botë.

“15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës po bëhet global. Logoja fituese e konkursit tonë të dizajnit të qeverisë, nga Albian Gagica, tani ka marrë njohje ndërkombëtare nga Klubi prestigjioz i Drejtorëve të Artit CT. Faleminderit të gjithë artistëve tanë për përfaqësimin e Kosovës në botë”, ka shkruar Kurti në Twiitter.

Autori i logos, Albian Gagica,në një postim në Facebook, e ka falënderuar CADC-në për vlerësimin e punës së tij.

“Faleminderit CADC për vlerësimin e punës sime. Plaketa e Argjendtë për brendimin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Këtu është arti, dashuria dhe liria”, ka shkruar Gagica.

(r.m.)