JETON KOSOVA

 Në 5-vjetorin e shkuarjes në amëshim të Mësuesit të madh të artit të atdhetarizmës, Bacë Adem Demaçit

Ismail Gashi Sllovia

Sot ktheu ndriçimin

Dielli qeshet

Toka gjallon

Hamallxhiu ka vdekur

Nuk djersitet nga mundi

Tupanxhiu shtrëngon rrathët

Prit të fillojmë vallen

Ulur ballë ode

ditët e pajtimit

flisje me popull

 Ti merrje

dorë pajtimi

I mbytem Gjarpinjtë

Me porosinë e madhe

Tre dekada myku

Deri në fladinë

Jemi mallëngjyer

Mos na merr për te madhe

Nuk jemi burra vaji

Kënga e burrit është vaj

Ti biri ynë i madh

Mësuesi entuziast

Prindi ynë i urët

Vëllai ynë i dashur

Flasim e çmallemi

Hidhemi në vaj gëzimi

Oda jonë është Kosova

Mbi toka e nënqielli ynë

Ore! sot kemi festë

Jemi të gjithë në log

Tok, Populli me ty

E Ti me popullin.

Maj 1990.