Lubjanë, 6 gusht 2023 – Sllovenia po lufton për të përballuar gjendjen dramatike që shkaktuan reshjet e mëdha dhe shtërngata e fuqishme që e ka goditur të shtunën. Ky vend po ballafaqohet me përmbytje dhe me rrëshqitje toke si asnjëherë më parë, që prej 30 vjetësh.
Disa zona kanë mbetur tërësisht të izoluara. Njerëzit po furnizohen me ushqime dhe me ujë të pijshëm me helikopeterë. Ushtarët po përpiqen të depërtojnë në këmbë në zonat e izoluara.
Në Dravograd afër kufirit me Austrinë, për shkak të rrëshqitjes së tokës, janë evakuar 110 vetë, ndër ta edhe 30 turistë. Në këtë zonë, e cila ndodhet në rrjedhën e lumenjve Drava, Meze dhe Mislinje, rrezikonte edhe një tjetër rrëshqitje toke. Kryetari i bashkisë, Anton Preksavec, e ka cilësuar gjendjen si “apokalips i vërtetë, me përmasa biblike”.
Në kryeqytetin slloven, Lubjanë, si edhe në Maribor e në Celje, autoritetet kanë shpallur gjendje të alarmit. Ushtria vazhdoon të mbështesë aksionet e kërkim-shpëtimit të forcave të emergjencës, zjarrëfikësve dhe policisë.
“Gjendja është shumë serioze”, ka thënë ministri i Mbrojtjes, Marjan Sarec.
Autoritetet sllovene kanë raportuar për së paku tri viktima dhe pesë të zhdkur. Trupi i një burri të pajetë është gjetur të shtunën në bregun e lumit Sava, në Lubjanë. Dy viktima të tjera ishin alpinistë nga Holanda që, me gjasë, janë goditur nga rrufeja gjatë ecjes nëpër male. Pesë holandezë të tjerë konsiderohen të zhdukur.
Anembanë vendit janë dëmtuar shumë rrugë dhe rrjeti i energjisë elektrike. Qindra ndërtesa banimi janë dëmtuar ose janë shkatërruar plotësisht. Një autostradë është bllokuar për shkak të vërshimeve, kurse shumë ura dhe shtëpi janë shembur apo janë dëmtuar rëndë.
Kryeministri Robert Golob i ka ndërprerë pushimet dhe ka thirrurr mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë. Ai ka thënë se Sllovena ka pësuar dëmet më të mëdha në hisotrinë 30 vjeçare të pavarësisë. Sipas tij, vlera financiare e dëmeve llogaritet në mbi 500 milionë euro.
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, premtoi ndihma për Slloveninë. Komisari i BE-së për Ndihmat Humanitare dhe Mbrojtjen nga Krizat, Janez Lenarçiç, do të konsultohet me qeverinë në Lubjanë lidhur me nevojat emerrgjente.
Edhe në pjesën jugore të Austrisë është raportuar për vërshime. Banorëve të landevee të Kerntenit dhe Shteiermarkut u është bërë thirrje që të largohen nga shtëpitë. Në zonat përreth Eisenkappelit dhe Klagenfurtit, disa fshatra janë izoluar nga vërshimet.
Sipas të dhënave të autoriteteve austriake, disa pikëkalime kufitare mes Austrisë dhe Sllovenisë janë bllokuar nga vërshimet dhe rrëshqitjet e tokës.
(r.m.)