Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, shpegoi se si ka ndodhur që ajo ta mbante flamurin e Serbisë gjatë performancës së saj në Festivalin e Rinisë në Szeged, në Hungari, të shtunë në mbrëmje.
Gjatë performancës, një nga shikuesit ia hodhi Ritës një flamur të Serbisë, të cilin ajo e mori, e mbajti deri në fund të këngës, madje edhe e mbështollirreth qafe.
Ky akt i saj hasi në reagime të shumta në rrjetet sociale, madje edhe në indinjatën e një pjese të publikut që e konsiderojnë si mungesë ndjeshmërie ndaj akteve gjenocidale të Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Por, Rita shpjegoi sot se gjatë performancës nuk e kishte parë se ky ishte flamur i Serbisë, dhe e kishte mbajtur duke e pandehur si flamur të vendit nikoqir, Hungarisë. Ajo theksoi se është krenare që është shqiptare e Kosovës.
“Mbrëmë, gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, m’u dha një flamur nga një fans. Prej ndriçimit direkt në sy dhe në skenë nuk pashë qartë se cilin shtet e përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo hungarez”, tha ajo për televizionin Klan Kosova.
“Përderisa i mbështes të githë fansat e mi, nga të gjitha vendet dhe kulturat, dua të bëj shumë të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës dhe nuk ishte qëllimi im të mos respektoja trashëgiminë time ose të mërzisja popullin tim apo familjen time”, theksoi Rita.
Shumica e fansave të Ritës e kanë kuptuar drejt situatën në të cilën është vënë ajo dhe i konsiderojnë të paqëndrueshme kritikatn ndaj saj. Shumë personalitete dhe figura të njohura publike në Kosovë njohën meritat e mëdha të Rita Orës për afirmimin e shtetit të Kosovës dhe të kombit shqiptar kudo në botë.
Rita Ora ka folur në shumë raste për origjinën e saj, duke theksuar vazhdimisht se ajo është shiptare e Kosovës. Në disa nga koncertet e saj apo në vdeoklipet e këngëve të saj ajo është veshur me ngjyrat e flamurit kombëtar shqiptare dhe me ngjyrat e flamurit të Kosovës. Ajo ka perfomuar edhe me veshje me motive të veshjeve tradicionale shqiptare, të krijuara nga kreatori i njohur Kosovar, Valdrin Sahiti.
Në vitin 2019, në Serbi kishte shkaktuar reagime të ashpra një reklamë e stolive për femra me imazhin e Rita Orës që ishte vendosur në billborde në Beograd.
“Skandaloze! Shqiptarja Rita Ora i qesh Beogradit në fytyrë!”, shkruante një medium serb.
Reklama ishte cilësuar si provokim i rëndë për serbët, prandaj promotori i produktit ishte detyruar ta tërhiqte atë.
(r.m.)
(r.m.)