Tiranë, 30 gusht 2023 – Merren masa shtesë për sigurinë e kreut të Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se prej 2-3 javësh, drejtuesi i SPAK-ut, njërit prej institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë, Altin Dumani, lëviz me makinë të blinduar.
Po kështu mësohet se pranë shtëpisë së tij është shtuar një grup policor.
Vetëm gjatë javëve të fundit, SPAK ka ndërmarrë një sërë operacionesh që kanë çuar në pranga persona të inkriminuar, zyrtarë ose jo, duke e vënë në shënjestër këtë institucion dhe të deklaratave politike.
“Nisur nga publikimet ne media dhe interesi i lartë publik, informojmë se: Në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore Drejtuesi i Prokurorisë së Posacme mbrohet nga Garda e Republikës e cila bashkëpunon dhe koordinon veprimet me Policine e Shtetit. Mbrojtja e Drejtuesit të Prokurorisë është konform procedurave standarte të miratuara”, thuhet në njoftimin e Gardës së Republikës.
(Balkanweb)