Manchester, 2 shtator 2023 – 54 sekonda. Kaq kanë mjaftuar për boksierin shqiptar, Florian Marku për të triumfuar në ndeshjen ndaj Dylan Moran, të mbajtur në Manchester Arena. Marku, në sekondat e para goditi fort kundërshtarin, duke bërë që arbitri të mbyllë sfidën më shpejt se ç’ishte parashikuar. Një triumf i arritur me Knock Out teknik dhe me shumë meritë.
“Kam punuar kaq shumë për këtë rikthim. Unë dua ndeshje të mëdha. Boksierët nuk duan të ndeshen me mua”, tha Marku, citojnë mediet shqiptare.
“Më jepni një boksier të fortë dhe do shikoni çfarë do t’ju dhuroj”, shtoi ai.
Florian Marku vazhdon të mbajë lart flamurin e Shqipërisë nëpër botë. Ai vijon të mbetet një nga më të mirët. Pritshmëritë e tij për të ardhmen janë të mëdha dhe mbështetësit e tij po presin me padurim ndeshjet e radhës.
30-vjeçari njihet për rekorde, ndërsa sa i takon sukseseve, nuk mund të mos përmendet titulli i kampionit të versionin IBF.
(r.m.)