Palmer: Ambasadorja Kim ka qenë e qartë, kandidatët duhet të jenë të besueshëm

Tiranë, 6 prill 2021 – Zëvendës-ndihmës Zekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, I ka mbështetur plotësisht deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim lidhur me kandidatët për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri. 

Palmer, i cili ka zhvilluar të martën takime me liderët shtetërorë e politikë të zhqipërisë, ka thënë se ambasadorja Kim ka qenë shumë e qartë kur ka thënë se kandidatët e partive politike për deputetë duhet të jenë të besueshëm.

“Është e rëndësishme ajo çfarë ka thënë Yuri Kim. Ata që kandidojnë duhet të jenë të besueshëm. Yuri Kim ka qenë e qartë në deklaratat e saj. Ka pasur progres në Shqipëri në reformën në drejtësi, por ka ende shumë punë për të bërë”, ka thënë AI.

Palmer ka theksuar se për të ardhmen e Shqipërisë është e rëndësishme që zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të jenë të lira dhe të ndershme.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, qysh prej vitit të kaluar u ka bërë thirrje partive politike që kandidatët e tyre për zgjedhjet parlamentare të jenë të pastër.

(r.m.)