Tiranë, 19 shtator 2023 – Gjykata Penale e Tiranës vendosi pro kërkesës së Dhomave të Specializuara të Kosovë në Hagë për ekstradimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj, duke i hapur kështu rrugë gjykimit të tij në Hagë.
Goxhaj akuzohet për kryerjen e veprave penale “Frikësimi dëshmtarëve gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Avokati i Goxhajt e ka cilësuar si vendim politik vendmn e Gjykatës Penale të Tiranës. Ai ka paralajmëuuar brenda afatit të caktuar 10 ditor do t’i drejtohet Gjykatës së Apelit në Tiranë me kërkesë për rrëzimin e vendimit të marrë sot.
Avokati i ka cilësuar si të paligjshme kërkesën për arrestim dhe kërkesën për ekstradim të Goxhajt.
Gjatë kohës së po mbahej seancA, para Gjykatës së Tiranës protestuan një grup i mbështetësve të Goxhajt. Ata kanë kërkuar lirimin e Goxhajt dhe të gjithë ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtar të Kosovës, të akuzuar për krime lufte.
Protestuesit mohojnë se pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtar të Kosovës kanë kryer krime. Ata thonë se forcat e Serbisë kanë kryer krime lufte në Kosovë.
(r.m.)