Kongresisti Torres: Serbia t’i tërheqë menjëherë forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën

Uashington, 30 shtator 2023 – Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, ka reaguar ndaj dislokimit të trupave ushtarake të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën.

Torres, në një postim në platformën X, ka thënë se është i alarmuar nga raportimet për dislokim të forcave të mëdha të ushtrisë serbe në zonën kufitare me Kosovën. Ai ka thënë se ky është kërcënim i hapur i Serbisë ndaj Kosovës.

“Si një përkrahës dhe aleat krenar dhe i palëkundur i Republikës së Kosovës, jam gjithnjë e më i alarmuar nga raportimet për një dislokim të madh dhe të sofistikuar të forcave serbe përgjatë kufirit Serbi-Kosovë”, shkruan ai.

Torres ka mbështetor thirrrjet e administratës së Presidentit Biden që Serbia t’i tërheqë menjëherë forcat e sajushtarrake nga zona kufitare me Kosovën.

“Unë i mbështes thirrjet e administratës së Bidenit që Serbia të tërheqë menjëherë këto forca. Serbia duhet të de-përshkallëzojë situatën, të kërkojë llogari nga përgjegjësit për sulmet e dhunshme të fundit dhe të respektojë pavarësinë e Kosovës, si një komb sovran”, shkruan Torres.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby tha të pemten se Shtetet e Bashkuara po vëzhgojnë një grumbullim të madh të ushtrisë së Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën, përfshirë artileri të avancuar, tanke dhe njësi ushtarake të mekanizuara.

“Ky është një zhvillim shumë destabilizues, që ka ndodhur gjatë javës së fundit”, tha Kirby.

“I bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat nga kufiri, që të kontribuojë në uljen e tensioneve dhe vëmendjes”, theksoi ai.

(r.m.)