Nga Merlin Tushe
Shtator 2023
Fantazia e njeriut, ku nuk të çon. Ato janë nga më të çuditshmet. Një restorant në Manhattan, New York, kishte rrethuar lokalin e tij në trotuar me një gardh me dërrasa ngjyrosur në blu. Ngjitur pas gardhit, kishte vendosur tetë palë pantallona të gjata xhins, të cilave u kishte veshur këpucë me taka, pa taka, të sheshta apo sportive, i kishte mbushur me dhe e brenda tyre kishte mbjellë lule. Siç njihet arti abstrakt ka brenda humorin, por edhe guximin e formës se si paraqitet dhe ky ishte një model. Turistëve e kalimtarëve të rastit i tërhiqte syrin ky atraksion figurativ dhe ndalonin për të fotografuar.
Si duket pronari i restorantit ishte i apasionuar pas luleve, xhinseve dhe artit abstrakt gjithashtu….
Nëse gjatë viteve të diktaturës në Shqipëri një vepër arti, letrare, pikturë apo skulpturë do të cilësohej abstrakte, autori do të dënohej për agjitacion – propagandë frymëzuar nga arti dekadent imperialist e revizionist.