Bislimi: Në raportin e KE-së nuk janë vlerësuar mjaftueshëm arritjet në disa fusha

Prishtinë, 8 nëntor 2023 – Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Raporti i Progresit i Komisionit Evropian nuk e vlerëson progresin në Kosovë si “progres i limituar”, por e vlerëson të tillë jprogresin në disa fusha.

“Raporti nuk e vlerëson progresin në Kosovë si ‘progres të limituar’. Raporti i vlerëson të gjitha fushat, kapitujt. Zoti Szunyog (Ambasadori i BE-së në Kosovë, Thomas Szunyog) i listoi fushat në të cilat Kosova ka pasur progres, fushat ku ka pasur pak progres dhe fushat ku ka pasur progres të limituar. Progresi mund të duket i limituar, por në përqindje ai është i madh”, ka thënë ai.

Bislimi ka thënë se në raport nuk janë vlerësuar mjaftueshëm arritjet në disa fusha.

“Janë disa arritje në segmentin e kritereve politike, përkatësisht në fushën e funksionimit të demokracisë, drejtësisë dhe sundimit të ligjit, luftimit të korrupsionit dhe administratës publike që do të duhej të vlerësoheshin e theksoheshin më shumë në këtë raport, meqë janë të arritura me shumë rëndësi për një shoqëri demokratike”, ka thënë ai.

 “Reformat e brendshme në sundimin e ligjit, liberalizimi i vizave, përkushtimi në bashkëpunimin rajonal konfirmojnë se jemi duke bërë hapin e duhur në rrugën drejt të ardhmes evropiane. Largimi i masave nga BE-ja do ta kthente besimin dhe do të përshpejtonte edhe më shumë reformat. Kosova vazhdimisht ka dëshmuar se është aleate e BE-së, sepse beson në të ardhmen e vet evropiane”, ka theksuar Bislimi.

Ai ka thënë se Kosova është më prapa në rrugëtimin drejt BE-së dhe ka theksuar se Kosova ka indikatorë më të pafavorshëm, për shkak të disa specifikave, për çka ka nevojë për mbështetje shtesë të Bashkimit Evropian. Ai ka theksuar se jeqja emasave do të përshpejtonte procesin e reformave.

“Largimi i masave nga BE-ja do ta kthente besimin dhe do të përshpejtonte edhe më shumë reformat. Kosova vazhdimisht ka dëshmuar se është aleate e BE-së, sepse beson në të ardhmen e vet evropiane”, ka thënë Bislimi.

“Edhe BE-ja duhet të dëshmojë se Kosovën e do dhe e sheh brenda Bashkimit Evropian. Mosnjohja e plotë nga 27 vendet anëtare të BE-së, vazhdojnë ta dobësojnë pozicionin e BE-së jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon”, ka shtuar ai.

Bislimi ka shprehur kënaqësinë që në raport është vlerësuar bashkëpunimi i Kosovës me vendet e rajonit.

“Kosova është vlerësuar edhe në fushën e bashkëpunimit rajonal. Qytetarët në Ballkanin Perëndimor nuk duhet të jetojnë me frikën e një konflikti të mundshëm nesër, por të punojnë për një të ardhme të përbashkët. Si qeveri, e kemi përgjegjësinë ta ndërtojmë atë të ardhme të përbashkët. Kosova merr pjesë dhe kontribuon në pothuajse të gjitha marrëveshjet rajonale”, ka thënë ai.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i ka bërë këto komente nëkonferencën e përbashkët me Ambasadorin e BE-së në Kosovë, Thomas Szunyog,pas pranimit të raportit të progresit të Komisionit Evropian.

(r.m.)