Nga Refik Hasani
Shqipëria e ka detyrim moral e kushtetues të brengoset edhe për shqiptarët jashtë shtetit administrativ, sidomos për shqiptarët në Serbi, të cilët kanë organizuar Referendumin e Krahinës së Sanxhakut, mbajtur më datën 25,26 dhe 27 tetor 1992.
Kurse përveç Referendumit të Krahinës Shqiptare në Serbi, mbajtur më datën 1 e 2 mars 1992, është edhe kryengritja e armatosur ku përmes Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, është derdhur gjak e sakrificë prej kësaj krahine për realizim të drejtës së këtij Referendimi.
Shqipëria, ende nuk ka krijuar asnjë fond kushtuar kësaj kauze, kurse Republika e Kosovës tani ka fondin për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Nga ana tjetër, të pambështetur mbesin shqiptarët në Sanxhak.
Publikisht apeloj se është momenti i fundit që Shqipëria të angazhohet seriozisht dhe të hapë konsullatë si në Sanxhak dhe në Luginën e Preshevës. Kjo të ndihmonte mjaft.
Konsullata shqiptare, do të duhet të hapet në Luginën e Preshevës, përpara se ajo ta pësojë si Sanxhaku.
Këto dy krahina janë rajonet më të pazhvilluara ekonomikisht dhe më të diskriminuara në gjithë Evropën.