Nga Beqir SINA
STATEN ISLAND NY: Është bërë tashmë si traditë e përvitshme e shqiptarëve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kur festojnë Ditën e Flamurit kuqezi, 28 Nëntorin, nga mjediset e mbyllura të lokaleve të dalin edhe të festojnë edhe jashtë, përkatësisht nëpër rrugët e sheshet kryesore të disa qyteteve amerikane.
Në ishullin Staten Island (një nga pesë ndarjet e mëdha administrative të New York City-t), qindra shqiptarw nën kujdesin e organizatës Rrënjët Shqiptare dhe drejtuesve të tjerw të shoqatave nga ky qytet dolwn në “parade” me mjetet e tyre luksoze.
Me makina dhe motora që kushtojnë shumë shtrenjtë, duke i veshur ato me flamuj kuqezi dhe flamuj amerikanwdhe simbolet e ndryshme tona kombëtare. Madje në veshjet e tyre motoçiklistët (xhaketat e zeza të lëkurës), bie në sy edhe logoja me emblemën e Gjergj Kastriotit Skëndërbeu, Illyrians dhe harta e Shqipërisë Etnike ose Mbretëreshës Teuta.
Parada me makina luksoze në Staten Island me flamurin kuqezi, këngë e valle shqiptaret ka më shumë se 5 vjet që ka nisur.
Popullsia shqiptare nw Staten Island ka ardhur duke u rritur. Zyrtarët e këtij qyteti pranojnë se aty jetojnë mbi 50 mijë shqiptarë, të integruar mire, që japin një kontribut të madh thonë ata edhe në zhvillimin e Staten Island-it.
Këtë vit, tre njëshat e 111 vjetorit, e Shpalljes se Pavarësisë së Shqipërisë, bënë bashkë qindra shqiptarë të cilët zbarkuan në rrugët “Father Capedano” dhe “Hylan Bulevard” tw cilat u bllokuan nga dhjetra auto vetura luksoze të shqiptarëve, që lëviznin të shoqëruara nga makinat e policisë .
Në çdo makinë nga dritaret ose mbi “ çatinë” e automjeteve dukshëm ata mbanin duke valëvitur flamuj shqiptarë, në tipe autoveturash të tilla si: Coverts, Audi, Mercedes, Toyota, Ford, Nisan, Chevrolet e tjer, si dhe makina sportive të konvertueshme që lëviznin në rrugët e qytetit duke u rënë borive., dhe “ndezur” gomat e makinave nga shpejtësia.
Ndërsa, duke përqafuar frymën e pavarësisë! nën përkujdeshen e organizatës Rrënjët Shqiptare – Marko Kepi, Shoqatës Ulqini- Xhemo Lanica së bashku me veprimtarët e komunitetit shqiptar në Staten Island : Jasin Gjokaj, Blendi Bekteshi,Metin Tim Mlloja Shoqata Ana e Malit dhe Kraja, e tjer, me krenari e kanë ndihmuar të stolisin Bulevardin Hylan me 500 flamuj shqiptarë dhe amerikanë në një nderim të madh për lirinë e kombit tonë.
Një falenderim i përzemërrt me këtë rast shkon për atë që kontribon për cdo vjet financiarisht me familjen e tin Belul Qoku që dhuron bujarisht çdo vit flamujt dhe vendos ato në qendrat ku duhet të vendosen, duke i dhënë një prekje të veçantë kësaj nisme vjetore komunitetit shqiptar në Staten Island-NY.
“Së bashku, ne qëndrojmë të bashkuar për të përkujtuar trashëgiminë tonë të përbashkët dhe për të kremtuar vlerat që na lidhin dhe na bashkojnë!” shkruan Xhemo Lanica.
Këtë vit, meqense dhe presidenti i qytetit është zgjedhur një mik i shqiptarve Vito Fosella shoqërimi i automjeteve të shqiptarve në lëvizj në mënyrë të organizuar në “autokollonë” dhe u mbajt nën kujdesin e automjetve të policisë njujorkeze NYPD-së, ndërsa qarkullimi i rregullt në përpjekje për të kaluar nëpër ato rrugët ku festonin shqiptarët me flamurin kuq e zi, u ndal pasi policia në çdo kryqëzim bëri mbylljen e rrugëve.
Kjo festë e bukur e shqiptarëve u mbyllë me një ceremoni, në ngritjen e flamurit në oborrin para ne Staten Island Borough Hall e cila është ndërtesa kryesore komunale për bashkinë e Staten Island në qytetin e Nju Yorkut, me pjesemarrjen e presidentit Vito Fosella dhe disa drejtuesve vendore.
I cili foli për këtë ditë duke nderuarflamurin kuq e zi dhe vleresuar komunitetin shqiptar.
“Unë e di dhe kam arritur të njoh atë dashurinë dhe respektin tuaj për Amerikën,. Por, edhe atë krenarinë tuaj kombëtare që keni për Flamurin Kuq e zi, për traditat, kulturën e historinë, veshjet folklorike shumëngjyrshe dhe të bukura, këngët e vallet tuaja, respektin që keni për familjen e tjera. Andaj gjithmonë ne si emigratë në Amerikë, e dimë se kemi ardhur në këtë vend të madh, në vendin më të madh në historin e botës. Por kjo nuk do të thotë se ju dhe ne e harrojmë atë se nga vijmë”, tha Fossella, duke ju referuar edhe origjinës së tij Italia.
“Gjyshërit tuaj, stërgjyshërit tuaj sakrifikuan për ta bërë Shqipërinë të lirë dhe të pavarur. Shumë prej nesh mblidhemi nga e gjithë bota, në këtë vend të madh , së bashku, për të thënë se liria dhe pavarësia duhet të mbeten përgjithmonë, dhe mënyra se si ju dilni sot për të festuar këtë ditë të pavarësisë na bën të gjithëve një”, tha Fossella.