Abdixhiku: Draft-statuti i Asociacionit përbën rrezik për federalizimin e Kosovës

Prishtinë, 9 dhjetor 2023 – Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e kundërshton draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe të propozuar nga Bashkimi Evropian.

Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, tha se ky draft-statut parasheh autonomi

“Sot bëhen një javë që kur LDK-ja e ka pranuar zyrtarisht nga ndërmjetësuesit draft-statutin e Asociacionit, pra dy muaj pas prezantimi në Kosovë dhe 40 ditë pasi i njëjti është pranuar nga Qeveria. Ka pasur synime që ky draft-statut të na jepet vetëm për lexim, por unë nuk kam pranuar një qasje të tillë. Kështu nuk vepron LDK-ja. Për LDK-në është shqetësuese mbyllja hermetike e Qeverisë Kurti para dhe pas pranimit të këtij dokumenti. Të mbyllësh një dokument kaq të rëndësishëm para spektrit politik është qasje e paprecedent”, tha Abdixhiku në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë,

Ai shprehu qëndrimet e tij rreth këtij dokumenti.

“Si kryetar, po i jap disa vlerësime të para mbi këtë dokument. Ai na vjen si autonomi, me rrugëtim potencial për federalizim. Nis me Rezolutën 1244, si paralele e shpalljes së pavarësisë, e përfundon me arbitrazh, si paralele e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, theksoi ai.

Abdixhiku tha se është pakuptueshme se si institucionet e Kosovës e kanë pranuar një asociacion të tillë.

“Unë besoj që prapa kësaj fatkeqësie qëndron një paaftësi e thellë dhe një apetit për popullizëm që na sjell në situata të rënda. LDK-ja nuk mund ta mbështesë asnjë produkt që del jashtë kornizave të Kushtetutës. Këtë qëndrim e kemi shpalosur gjithmonë”, u shpre ai.

“Qeveria populliste ka arritur që për 2 vite dialogun ta shndërrojë në dialog që jep autonomi”, theksoi Abdixhiku.

(r.m.)