Prishtinë, 13 dhjetor 2023 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se masat e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës duhet të hiqen. Ajo e ka cilësuar ato të padrejta.
Në një postim në platformën “X”, ajo i ka falënderuar kryesuesit e komiteteve parlamentare të 13 shteteve evropiane që nga Përfaqësuesi e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell dhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak kërkuan hepjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, hetimin e plotë të sulmit terrorist të 24 shtatorit, në Banjskë dhe ekstradimin e Milan Radoiçiqit në Kosovë.
“Faleminderit Alicia Kearns dhe të gjithë kryesuesve tjerë anembanë Evropës për përkrahjen tuaj. Paqja dhe siguria janë themeli i një të ardhmeje prosperuese në gjithë Ballkanin Perëndimor. Masat e padrejta ndaj Kosovës duhet të hiqen!”, ka shkruar presidentja Osmani.
Thank you @aliciakearns & all other Chairs across Europe for your support.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 13, 2023
Peace and security are the bedrock of a prosperous future for the entire WB.
Peace and security thrive when accountability and justice are put center stage.
The unjust measures against Kosovo must go! https://t.co/IefD1UI68K
Presidentja e Kosovës e ka shpëndarë në platformën X kërkesën e kryesuesve të komiteteve parlamentare të 13 shteteve evropiane drejtuar Borrellit dhe Lajçakut.
🧵Today 13 Chairs of Parliamentary Committees across Europe urged @JosepBorrellF & @MiroslavLajcak to announce at the EU-Western Balkans Summit:
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) December 13, 2023
1. An end to all negative measures against #Kosovo, and
2. A full investigation into the Banjska attack and to publish the results. pic.twitter.com/mGTZ4MCDYP
(r.m.)