Publikohet “dokumenti slloven” që ringjall idenë për ndryshimin e kufijve në Ballkan

Lubjanë, 15 prill 2021 – Mediumi slloven “Necenzurirano.si” e ka publikuar sot një “dokument diplomatik jozyrtar” që flet për ridefinim të kufijve në Ballkan.

Sipas këtij mediumi, “dokumenti jozyrtar” “Ballkani Perëndimor- rruga përpara”, i cili është dërguar në Bruksel nga kryeministri slloven Janez Jansha, flet për kufij të rinj në hapësirën e Ish-Jugosllavisë. Aty flitet për shpërbërjen e Bosnjës e Hercegovinës, për aneksimin e Republikës Serbe nga Serbia dhe për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Në pjesën e “dokumentit” që flet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë thuhet se 95 për qind e qytetarëve të Kosovës dëshirojnë të bashkohen me Shqipërinë dhe se vullnet i ngjashëm ekziston edhe në Shqipëri. Aty thuhet se zonat e Kosovës ku serbët bëjbëjnë shumicën do të kenë një status special,të ngjashëm me statusin e Tirlit Jugor.

“Në Kosovë, 95 për qind e qytetarëve dëshirojnë të bashkohet me  shtetin amë të shqiptarëve, Shqipërinë. Situata është e ngjashme ekzsiton edhe në Shqipëri. Kufiri midis Shqipërisë (një anëtar i NATO-s) dhe Kosovës është praktikisht inekzistent. Pjesa serbe e Kosovës do të marrë status special – duke ndjekur shembullin e Tirolit të Jugut. Është një provincë autonome në Italinë veriore, ku shumica e popullsisë është gjermanishtfolëse”, thuhet në dokument.

Sipas informacioneve të kësaj media, dokumenti “Ballkani Perëndimor – rruga përpara” është pranuar në zyrën e presidentit Charles Michel, në muajin shkurt. Por, në Bruksel askush nuk e ka konfirmuar se presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Charles Michel, e ka pranuar këtë “dokument” nga kryeministri slloven.

Sipas mediut sllovend, Charles Michel e ka parnuar këtë “dokument” përmes postës zyrtare diplomatike, prandaj ekzistenca e tij “mund të mohohet publikisht në çdo kohë”,

Sidoqoftë, në qarqet diplomatike në Bruksel këtij “dokumenti” i referohen si “dokument slloven”, pasi dërgimi i tij në adresa të ndryshme është bërë nga kabineti i kryeministrit Jansha.

(r.m.)