Tiranë, 15 prill 2021 – Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikësnë Shqipëri, Yuri Kim, e ka vlerësuar pjesëmarrjen e ushtarëve shqiptarë nëmisionin paqësor të SHBA-së e NATO-s në Afganistan.
Ambasadorja Kim,në një postim në Twitter, ka shkruar se SHBA do t’i jetë përgjithmonë mirënjohëse Shqipërisë për sakrificat në Afganistan, si aleate e NATO-s.
“Ne shkuam në Afganistan së bashku, qëndruam dhe luftuam së bashku, dhe tani po përgatitemi të largohemi së bashku. SHBA do t’i jetë përgjithmonë mirënjohës Shqipërisë për sakrificat që ka bërë si aleatejona dhe NATO-s. #Ne jemiNATO #KrahPerKrah”, shkruan ambasadorja Kim.
Ky mesazh i Ambasadores së SHBA-së vjen një ditë pas vendimit të vendeve anëtare të NATO-s për tëheqjen e të gjitha forcave ushtarake nga Afganistani.
Tërheqja e misionit paqeruajtës të NATO-s nga Afganistani do të fillojë më 1 maj dhe do të përfundojë në muajin shtator.
(r.m.)