Rama paralajmëron se në Shqipëri do të arrijnë 90.800 vaksina “AstraZeneca”

Tiranë, 15 prill 2021 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se 90.800 vaksina “AstraZeneca” do të mbërrijnë në Shqipëri këtë të shtunë e të diel.

Ai ka thënë se Shqipëria është ndër vendet e para në Europër për procesin e imunizimit të popullsisë së saj nga COVID-19.

 “Shqipëria do të vijojë të qëndrojë në vendet e para të klasifikimit europian për shpejtësinë e vaksinimit dhe ne do ta tejkalojmë objektivin e 500 mijë të vaksinuarve brenda majit”, ka shkruar ai.

Rama e ka shfrytëzuar rastin të lavdërohet edhe pwr sanimin e dwmeve nga twrmeti dhe tw premtojw “rritje tw fuqishme ekonomike”.

Postimi i Ramës:

TË SHTUNËN DHE TË DIELËN MBËRRIJNË 90 MIJË E 800 VAKSINA ASTRAZENECA💪

Shqipëria do të vijojë të qëndrojë në vendet e para të klasifikimit europian për shpejtësinë e vaksinimit dhe ne do ta tejkalojmë objektivin e 500 mijë të vaksinuarve brenda majit😍

Kur ia dolëm me tërmetin e me pandeminë, si të mos ia dalim me rritjen e fuqishme ekonomike në vitet me diell që kemi përpara! Karakteri ynë u sprovua në dy tragjedi të mëdha dhe fuqia jonë e përbashkët do të vazhdojë të bëjë të mundura edhe arritjet më të vështira🤗

Besim, durim, bashkim dhe punë ditë e natë👐🏿🇦🇱

(r.m.)