Vdes ish-senatori zviceran, Dick Marty

Bernë, 28 dhjetor 2023 – Ka vdekur në moshën 78 vjeçare ish-senatori zviceran Dick Marty, ka bërë të ditur partia e tij, Partia Demokracia e Lirë (FDP).

Marty ishte anëtar i Këshillit të Evropës dhe Komisionit të OSBE-së për të Drejtat e Njeriut.

Në Kosovë Marty u bë i njohur pasi hartoi raportin për këtë vend në vitin 2010 i cili pastaj u miratua nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.

Raporti pretendoi se në trafikim me organe kanë qenë të përfshirë udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftës së viteve 1998-99.

Këto pretendime janë hetuar nga prokurori amerikan, Clint Williamson, i cili në korrik të vitit 2014 ka bërë të ditur se gjetjet e ekipit të tij nuk përfshijnë dëshmi të bazuara për trafikim organesh, por për krime të tjera lufte.

Kjo, në vitin 2015, ka çuar në formimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, për të hetuar krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, që dyshohet se janë kryer nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

(REL)