Kurti: Çdo marrëveshje me Serbinë do të jetë në të mirë të Kosovës

Prishtinë, 30 dhjetor 2023 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në adresimin e fundvitit, i ka siguruar qytetarët e Kosovës se “çdo marrëveshje që do të nënshkruhet (në dialogun me Serbinë), do të jetë në të mirë të vendit tone”.

Ai ka garantuar se asnjë marrëveshje që do të nëshkruhet në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, “nuk do ta kërcënojë sigurinë e integritetin territorial, kushtetutshmërinë e rendin ligjor të Kosovës”

Kurti ka thënë se Kosova ka bashkëpunim me aleatët në procesin e normalizimit me Serbinë me synim për të sjellë paqe e siguri dhe “për ta hequr barrën që do ta ngadalësojë rritjen e prosperitetin tonë”.

Ai e ka cilësuar Kosovën “shembull të shtetit të së drejtës” dhe ka përmendur krijimin e bazës ligjore për përmirësimin e sistemit të drejtësisë.

“Kosova jonë është në prag të një të ardhmeje që është më afër asaj se çka e meritojmë dhe për të cilën kemi punuar intensivisht”, ka theksuar ai,

Kurti ka thënë se Kosova po e mbyll vitin 2023 me mbështetjen e aleatëve dhe po përgatitet për të ardhmen me progres në vlerat e demokracisë dhe interesat e përbashkët me Bashkimin Evropian e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“E ky bashkërendim me partnerët tanë perëndimor, merr edhe më shumë rëndësi kur siguria e Evropës dhe rajoneve të ndryshme anekënd botës, po kërcënohet nga forca destabilizuese”, ka thënë ai.

Kurti e ka lavdëruar qeverisjen e tij gjatë vitit 2023, duke theksuar se gjatë këtij viti kanë marrë mësime me vlerë që do të reflektohen me të arritura të rejanë veten 2024.

“Kemi arritur në fund të një viti që, pa dyshim, ka lënë gjurmë në shtetin tonë. Teksa po e lëmë pas 2023-tën, një vit transformues, le të ngulisim në kujtesën tonë e të reflektojmë mbi mësimet që i kemi marrë, e të arriturat që i kemi shënuar. Ju falënderoj përzemërsisht dhe uroj që viti i ardhshëm 2024 të jetë i mbushur me paqe e dashuri, prosperitet dhe unitet për të gjithë ne. Gëzuar vitin e ri nga Qeveria jonë!” ka shkruar ai në Facebook.

(r.m.)