Prishtinë, 1 janar 2024 – Një urim për Vitin e Ri 2024 qytetarëve të Kosovës u është pëcjlellë pas mesnatës nga pjesëtarë të Njësisë Speciale të të Policisë së Republikës së Kosovës që natën e ndërrimit të moteve ndodhshen në krye të detyrës, në pjesën veriore të vendit.
Veton Elshani, zëvendës-komandant i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, në një lidhje të drejtpërdrejtë me Programin Festiv të “RADIO 1” nga Banjska, ku më 14 shtator të vitit që shkoi u krye një sulm terrorist nga një grup i armatosur nga Serbia, ka deklaruar se situata atje është e qetë dhe nën kontrollin e plotë të autoriteteve të Kosovës.
Elshani ka thënë se viti 2023 ishte vit i shënuar për Policinë e Kosovës, e cila e mbrojti me sukses rendin kushtetues dhe ligjin në Kosovë. Ai ka shpehur nderime për kolegun e tyre, heroin Afrim Bunjaku, i cili ra në krye të detyrës gjatë sulmit terrorist të grupit të armatosur serb..
“Festojmë në detyrë. Janë specialët më të mirë të vendit që festojnë në punë, në shërbim të atdheut. 2023-ta mbetet vit i krenarisë dhe suksesit në mbrojtje të rendit kushtetues dhe ligjit si dhe mbetet vit i mbamendjes e nderimit për veprën e policit tonë, kolegut, heroit Afrim Bunjaku, i rënë në detyrë. Situata është e qetë, kufinjtë poashtu. Qytetarët kanë kremtuar dhe po kremtojnë. Nga këtu urojmë më të mirat për të gjithë qytetarët e Republikës”, ka deklarua Elshani për “Radio 1’.
(r.m.)