Librat më të mirë të vitit 2023 sipas “Foreign Affairs”

Revista autoritative amerikane “Foreign Affairs” ka zgjedhur librat më të mirë të vitit 2023 nga fusha e politikës, ekonomisë dhe historisë ndërkombëare.

“Ne e kemi zgjedhur më të mirët nga qindra libra nga fusha e politikës, ekonomisë dhe historisë ndërkombëtare që janë pezantuar këtë vit në revistë”, shkruante revista pak ditë para përfundimit të vitit 2023.

“Foreign Affairs”, bashkë me titujt e librave më të vlerësuar të vitit 2023, sjell edhe nga një pjesë të shkurtër të recensioneve të botuara në këtë revistë.

Nëntë nga librat e përzgjedhura nga revista:

Amazon.com: Against the World: Anti-Globalism and Mass Politics Between the World  Wars: 9780393651966: Zahra, Tara: Books

Tara Zahra: “Against the World: Anti-Globalism and Mass Politics Between the World Wars” (Kundër botës: Anti-globalizmi dhe politikat masive ndërmjet luftërave botërore)

Në një libër që të bën të mendosh, Zahra rrëmon vitet e trazuara midis Luftës së Parë Botërore dhe Luftës së Dytë Botërore, për të argumentuar se ishte rezistenca ndaj globalizmit dhe globalizimit që përfundoi duke i dobësuar demokracitë atëherë të brishta në Evropë, gjë që në fund kontribuoi në rrëshqitjen e kontinentit në diktaturë.

How the world once handled war crimes

Gary Bass: “Judgment at Tokyo: World War II on Trial and the Making of Modern Asia” (Gjykimi në Tokio: Lufta e Dytë Botërore para gjyqit dhe krijimi i Azisë moderne)

Një libër i mrekullueshëm i Bass-t, një rrëfim i procesit gjyqëor për krime të luftës në Tokio pas Luftës së Dytë Botërore, nxit një shqyrtim më të thellë të përvojës aziatike të luftës dhe okupimit. Puna e tij hedh dritë edhe mbi debatin e vazhdueshëm rreth liberalizmit dhe politikës ndërkombëtare, duke treguar se çfarë roli ka pasur ky gjyq në politikën aziatike të pasluftës dhe në krijimin e qasjes globale ndaj të drejtave të njeriut pas luftës.

King: A Life by Eig, Jonathan

Jonathan Eig: “King: A Life” (Kingu: Jeta)

Duke u mbështetur në burime të padisponueshme deri më tash nga biografët, Eig nxjerr në pah shkëlqyeshëm shumë dimensione të udhëheqësit për të drejtat qytetare, Martin Luther King, Jr., i cili paraqitet si figurë jashtëzakonisht e guximshme, thellësisht e shqetësuar, me mangësi të tmerrshme dhe jashtëzakonisht e talentuar. Trajtimi i ekuilibruar i King-ut nga Eig e kthen përsëri ikonën në njeri, kështuqë e krijon një biografi që do të jetë shumë e vështirë të tejkalohet.

Solito: A Memoir (English Edition) - I'm Your Neighbor Books

Javier Zamora: “Solito: A Memoir” (Solito: Kujtime)

Kujtimet thellisisht prekëse dhe shumë personale të Zamoras paraqesin udhëtimin e tij të mundimshëm e heroik, qysh në moshën nëntëvjeçare, nga El Salvadori në Arizona, përmes Guatemalës dhe Meksikës, në vitin 1999, duke përshkruar në mënyrë grafike shumë pengesa të frikshme që duhet t’i kapërcejnë migrantët për të arritur në Shtetet e Bashkuara.

Spies: The Epic Intelligence War Between East and West by Calder Walton,  Hardcover | Barnes & Noble®

Calder Walton: “Spies: The Epic Intelligence War Between East and West” (Spiunët: Lufta epike midis inteligjencës së Lindjes dhe Perëndimit)

Walton paraqet në mënyrë tërheqëse ndërveprimet komplekse midis shërbimeve të inteligjencës të Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik (dhe pasardhësve të tij, Rusisë), dhe tregon se si dyfishimi i spiunëve të tyre ndikoi në momentet kryesore politike.

Democracy Erodes from the Top: Leaders, Citizens, and the Challenge of  Populism in Europe a book by Larry M. Bartels

 

Larry M. Bartels: “Democracy Erodes from the Top: Leaders, Citizens, and the Challenge of Populism in Europe” (Demokracia gërryhet nga lart: liderët, qytetarët dhe sfida e populizmit në Evropë)

Bartels, analist lider i demokracisë elektorale dhe opinionit publik në Shtetet e Bashkuara, argumenton se makinacionet e elitave politike dhe jo rënia e mbështetjes publike ndaj institucioneve demokratike, kanë çuar në rënien e demokracisë, multilateralizmit dhe tolerancës në vendet anëmbanë Evropës.

Tainted Democracy: Viktor Orbán and... by Szelényi, Zsuzsanna

Zsuzsanna Szelenyi:Tainted Democracy: Viktor Orban and the Subversion of Hungary” (Viktor Orban dhe përmbysja e Hungarisë)

Szelenyi, një ish politikane hungareze, bën një përshkrim të balancuar dhe të detajuar të rrëshqitjes së Hungarisë nga demokracia liberale drejt nacionalizmit populist të krahut të djathtë nën udhëheqjen e kryeministrit Viktor Orban.

Image

Nicole Eaton: “German Blood, Slavic Soil: How Nazi Königsberg Became Soviet Kaliningrad” (Gjaku gjerman, toka sllave: Si u bë Königsbergu nazist Kaliningrad sovjetik)

Rrëfimi jashtëzakonisht i pasur historik i Eaton-it hedh dritë mbi vendimin e Kremlinit në fund të vitit 1947 për dëbimin e popullsisë gjermane nga Königsbergu, rajoni që do të bëhej territor sovjetik (tani eksklavë ruse) e Kaliningradit.

A New Vision for Islamic Pasts and Futures

Shahzad Bashir: “A New Vision for Islamic Pasts and Futures” (Një vizion i ri për të kaluarën dhe të ardhmen e islamit)

Në këtë libër dixhital jashtëzakonisht krijues, i cili të shtyn të mendosh, Bashir argumenton se Islami duhet të kuptohet jo si një besim monolit dhe i pandryshueshëm, por si një tërëi e besimeve dhe praktikave të cilat njerëzit i kanë pagëzuar “Islam” me kalimin e kohës anembanë rajonit.

(r.m.)