Beograd, 4 janar 2024 – Ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i është refuzuar vizita në Luginën e Preshevës.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzat Lutfiu, ka konfirmuar se autoritetet serbe nuk ia kanë lejuar vizitën ministrit.
Të enjten ishte paraparë që Sveçla të vizitonte Bujanocin, Medvegjën dhe Preshevën.
Serbia nuk i ka bërë publike arsyet e refuzimit të vizitës së tij.
(r.m.)