Prishtinë, 4 janar 2024 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur përsëri interesin e Kosovës për anëtarësim në NATO.
Ajo ka thënë se anëtarësimi e Kosovës në NATO është “hap i domosdoshëm për të siguruar paqe dhe siguri afatgjate në rajon dhe më gjerë”.
Presidentja Osmani e ka shprehur këtë në takimin me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Lordin David Cameron, të enjten, në Prishtinë.
Ajo ka theksuar edhe rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës për fuqizimin dhe avancimin e mëtejmë të të drejtave të njeriut.
Presidentja Osmani e ka informuar sekretarin Cameron për përpjekjet e vazhdueshme destabilizuese të Serbisë, përfshirë aktin e agresionit kundër Republikës së Kosovës, më 24 shtator. Ajo e ka falënderuar sekretarin Cameron për shtimin e trupave britanike në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për sigurinë e kufirit me Serbinë.
Presidentja Osmani ka thënë se grupet terroriste serbe që mbështeten nga Beogradi vazhdojnë t’i frikësojnë dhe intimidojnë pjedsëtarët e komunitetit serb në Kosovë, për të penguar integrimin e tyre të plotë në shoqërinë kosovare. Ajo ka theksuar se, pavarësisht prej akteve subverzive dhe veprimeve destructive të Serbisë, Kosova është shembull në rajon sa i përket të drejtave të komunitetit joshumicë, duke riafirmuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për fuqizimin e të gjithë qytetarëve, pa kurrfarë dallimi.
(r.m.)