Prishtinë, 4 janar 2024 – Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Lordi David Cameron, e ka vizituar të enjten trupat britanike në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR.
Gjatë takimit ai i ka falënderuar ushtarët britanikë për shërbimin në Kosovë dhe e ka vlerësuar përkushtimin e tyre për sigurinë në Kosovë dhe në mbarë rajonin.
“I falënderova trupat britanike në përbërje të NATO-KFOR për shërbimin dhe përkushtimin e tyre në mbështetje të sigurisë në Kosovë dhe rajon.
KFOR-i luan një rol thelbësor për të ndihmuar në ruajtjen e një mjedisi të qetë e të sigurtë për të gjithë në Kosovë, duke forcuar sigurinë dhe stabilitetin në mbarë Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Cameron në një postim në platformën X.
I thanked UK troops deployed to @NATO_KFOR for their service and dedication in support of Kosovan and regional security.
— David Cameron (@David_Cameron) January 4, 2024
KFOR plays an essential role in helping maintain a safe and secure environment for all in Kosovo, bolstering security and stability across the Western… pic.twitter.com/dWoPEjfZTC
Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar arriti në Kosovë të mërkurën në mbrëmje. Mbrëmë ai u takua me kryeministrin Albin Kurti, ndërsa sot u takua edhe me Presidenten Vjosa Osmani dhe me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Në të gjitha takimet ai tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në fushën e sigurisë dhe procesin e fuqizimit në planin ndërkombëtar.
Mbretëria e Bashkuar është krenare për partneritetin e saj të vazhdueshëm me Kosovën si një mbështetëse e gjatë e pavarësisë së saj.
“iFalënderoj ministren e Jashtme Donika Gërvalla-Schwarz, Presidenten e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti për takimet me mua për të diskutuar se si mund të punojmë së bashku për të ruajtur stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, ka shkuar Cameron në platformës X.
The UK is proud of its ongoing partnership with Kosovo as a longstanding supporter of its independence.
— David Cameron (@David_Cameron) January 4, 2024
Thank you, Foreign Minister @gervallaschwarz, President @VjosaOsmaniPRKS and Prime Minister @albinkurti for meeting me to discuss how we can work together to preserve… pic.twitter.com/B0jfIPjnQ2
(r.m.)