Prishtinë, 15 janar 2024 – Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se askush nuk duhet të harrojë dhe të mohojë Masakrën e Reçakut.
Në një postim në Twitter, ambasadori Hovenier ka shkruar gjithashtu se askush nuk duhet të mohojë e as të harrojë përse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët dolën në mbrojtje të popullit të Kosovës.
Hovenier ka thënë se ai e mban mend mirë ditën kur ka ndodhur kjo masakër.
“Sipas fjalëve të Dr. Martin Luther King: ‘Padrejtësia kudo është një kërcënim për drejtësinë kudo’. Askush të mos harrojë apo të mohojë atë që ka ndodhur në Reçak apo përse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë dolën në mbrojtje të popullit të Kosovës. E mbaj mend mirë atë ditë”, ka shkruar ai.
In the words of Dr. Martin Luther King: “Injustice anywhere is a threat to justice everywhere.”
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) January 15, 2024
Let no one forget or deny what happened in Recak/Racak, or why the United States and our allies came to the defense of the people of Kosovo. I remember that day well.… https://t.co/jeIIGzCEPn
(r.m.)