Tiranë, 15 janar 2024 – Në Shqipëri, sesioni i ri parlamentar nisi sot pasdite në një atmosferë të tensionionuar. Një pjesë e deputetëve demokratë që e mbështesin ish kryeministrin Sali Berisha e bllokuan folotoren, duke pamundësuar zhvillimin normal të seancës.
Ishte parashikuar që në këtë seance të mbante një fjalim Presidenti i Shtetit, Bajram Begaj, por kjo dështoi. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u kërkoi deputetëve të uleshin në vendet e tyre, por deputetët opozitarë vazhduan ta mbanin të bllokuar folotoren duke mbajtur në duar të parulla kundër qeverisë. Ata këmbëngulën që fillimisht të largoheshin punonjësit e gardës të rreshtuar përpara podiumit, ndërsa presidentin Begaj e akuzuan se me praninë e tij ishte vënë në shërbim të shumicës.
Në një situate të tillë ishte e pamundur që kreu i shtetit t’i drejtohej Kuvendit, prandaj ai njoftoi se fjalimimin që do ta mbante në parlament do ta lexonte nga zyra e tij.
Para seancës së sotme, ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Turanë, Silvio Gonzato, bëri thirrje për një parlament funksional. Ai tha se zbatimi i reformave për integrimine Shqipërisë në BE nevojitet “funksionim efektiv i parlamentit dhe bashkëpunim e mirë midis të gjitha institucioneve”.
Protestat e disa grupeve të opozitës kanë nisur prej disa muajsh, për shkak të shpërfilljes së kërkesës së tyre për ngritjen e komisioneve hetimore për aferat e mëdha dhe për shkak të refuzimit të kërkesës së opozitës për ndryshime në përbërjen e komisionit për reformë zgjedhore.
(r.m.)