Katër nxënës në një shkollë gjermane kërkojnë rregulla të Sheriatit në shkollë

Nois, 15 janar 2024 – Në një shkollë të përgjithshme gjermane në pjesën veriore të qytetit Nois, katër nxënës kanë kërkuar futjen e rregullave më të rrepta islame në shkollë, raportoi radioja gjermane WDR.

Ata kanë kërkuar që vajzat të mbulohen siç e kërkon sheriati, nxënësit myslimanë të lerohen më herët nga shkolla të premten për të kryer lutjen e të premtes dhe ndarjen e nxënësve sipas gjinisë në orët e mësimit të notit, si pë nxënësit ashtu edhe për mësuesit e personelin e shkollës.

Me gjasë, ata kanë ushtruar presion edhe mbi nxënës të tjerë duke i akuzuar se nuk janë “myslimanë të denjë”.

Ministri i Brendshëm i landit gjerman Nordrhein-Westfalen (NRW), Herbert Reul, është shprehur me shqetësim në lidhje me rastin. Ai u ka bërë thirrje mësuesve dhe prindërve për “më shumë vëmendje ndaj radikalizimit islamist të të rinjve”.

Gazeta “Rheinische Post” ka raportuar se këto kërkesa ishin bërë edhe në muajin mars. Shkolla i ishte drejtuar policisë, e cila nuk kishte gjetur elemtene të veprës penale. Sipas raportit të policisë, ishin verifikuar edhe prindërit e katër nxënësve, por as tea ta nuk ishin gjetur elemente të veprës penale.

Ndërkaq, rastin e muajit dhjetor është duke e trajtuar prokuroria. Hetimet e prokurorëve janë fokusuar në dyshimet për veprat penale “kërcënim” dhe “nxitje”.

Në shkollë është zbatuar programi “Udhërrëfyes” që e trajton çështjen e radikalizimit islamist, në kuadrin e të cilit janë mbajtur kurse në shkollë nga ekspertë të ftuar. Por, në raportin e policisë thuhet programi “Udhërrëfyes” nuk ka dhënë ndonjë rezultat.

(r.m.)