Princ Leka konfirmon ndarjen nga bashkëshortja e tij Elia Zaharia

Tiranë, 15 janar 2024 – Princ Leka e ka konfirmuar zyrtarisht ndarjen nga bashkëshortja e tij Elia Zaharia. Ai e ka bërë këtë përmes një postimi në Instagram.

“Me anë të këtij postimi ju komunikoj zyrtarisht se LTM Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë rënë dakord që martesës së tyre t’i jepet fund”, ka shkruar ai.

Princ Leka ka bërë të ditur se ai dhe Elia tashmë kanë filluar procedurat ligjore të divorcit.

“Duke qenë se martesa e ka humbur funksionin e saj, kanë parë të udhës ta zgjidhin atë me pëlqim reciprok duke filluar procedurat e nevojshme ligjore”, ka shkruar ai.

Princ Leka ka thënë se motiv i marëdhënies së tij dhe Elias në të audhmen do të jtë “rritja dhe edukimi” i  vajzës së tyre, Geraldinës.

“Mirëqenia shpirtërore dhe fizike e vajzës, LSM Princeshë Geraldinës, do mbetet në qendër të vëmendjes së tyre, të përkushtuar për të siguruar një jetë të lumtur dhe të sigurt për Geraldinën”, ka theksuar Princ Leka.

Në rrjetet sociale ka kohë që flitet për ndarjen e çiftit, por Princ Leka nuk e ka pohuar dhe nuk e ka mohuar këtë deri më sot.

Në rrjetet sociale flitet edhe për një lidhje të re të Princit me fotografen e tij.

Postimi i plotë i Princit Leka:

Përshëndetje miq dhe dashamirës,

Me anë të këtij postimi ju komunikoj zyrtarisht se LTM Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë rënë dakord që martesës së tyre t’i jepet fund.

Duke qenë se martesa e ka humbur funksionin e saj, kanë parë të udhës ta zgjidhin atë me pëlqim reciprok duke filluar procedurat e nevojshme ligjore.

Pavarësisht besimit tek instituti i familjes, LTM Princ Leka II beson se vlerat e respektit dhe mirëkuptimit reciprok do të përbëjnë bazën e marrëdhënies në vijimësinë e saj, që do të ketë si motiv rritjen dhe edukimin e LSM Princeshës Geraldinë!!

Mirëqenia shpirtërore dhe fizike e vajzës, LSM Princeshë Geraldinës, do mbetet në qendër të vëmendjes së tyre, të përkushtuar për të siguruar një jetë të lumtur dhe të sigurt për Geraldinën.

LTM Princ Leka II nuk do të bëjë deklarata apo komente të mëtejshme dhe kërkon që të respektohet e drejta për privatësi lidhur me këtë çështje.

(r.m.)