O’Brien në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor: Askush nuk mund ta pengojë tjetrin në rrugën e anëtarësimit në BE

Shkup, 22 janar 2024 – Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se Ballkani Perëndimor asnjëherë nuk kanë qenë më afër anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por ka theksuar se vendet e këtij rajoni kanë ende punë për të bërë.

Ai i e ka bërë këtë deklaratë, të hënën, në nisje të konferencës “Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe Integrimi më i Shpejtë në BE”, që po mbahet në Shkup.

Zyrtari amerikan i ka paralajmëruar liderët e Ballkanit se nuk do të kenë mundësi të pengojnë rrugëtimin e njëri-tjetrit drejt BE-së, duke theksuar se nuk duhet të ekzistojnë çështje të pazgjidhura dhe duke paralajmëruar se kushdo që tenton të pengojë dike do të përballet me ndëshkime.

“Nëse një shtet dëshiron të presë, të vëzhgojë, atëherë qytetarët e atij shteti do të vendosin nëse këta liderë politikë janë të duhurit”, ka thënë ai.

O’Brien ka thënë se SHBA e mbështet nismën për një treg të lirë mes vendeve të rajonit, duke përmendur pengesat që kanë pasur deri më tani bizneset nga ndalesat e shumta kufitare.

Ai ka thënë se plani i ri i BE-së dallon prej ofertave paraprake.

“Plani i BE-së për rritje nuk është sikurse planet tjera që kemi parë deri më tani. Ai thotë se jo vetëm që duhet të bëni reforma dhe të merrni buxhet më vonë, ai thotë që nëse i bëni reformat e duhura, atëherë kompanitë dhe njerëzit tuaj do të fitojnë liri të BE-së shumë shpejt – lirinë për të lëvizur, për të punuar ku të duan”, ka thënë ai.

(REL)