Prishtinë, 24 janar 2024 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të heqë sanksionet që i janë vendosur Kosovës.
Në një intervistë për “Politico”, të zhvilluar në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Kurti ka thënë BE-ja ka qenë e parejtë ndaj Kosovës. Ai ka thënë se Brukseli ka mbajtur qëndrim të butë ndaj Serbisë, ndonëse ajo ka qenë shkaktare e tensioneve në pjesën veriore të Kosovës.
“U kritikuam ashpër për situatat e dhunshme në veri dhe, si pasojë, BE-ja vendosi masa shtesë kundër nesh, vendim ky i padrejtë. Në anën tjetër, Serbia po afrohet me Rusinë pas agresionit në Ukrainë, por nuk po përballet me sanksione”, ka thënë ai.
Kurti ka fplur edhe për përparimin e bërë së fundi, me njohjen e targave të automjeteve ndërmjet Kosovës e Serbisë. Ai ka thënë se ky hap që është përshëndetur nga BE-ja, por Brukseli nuk e ka clerësuar të mjaftueshëm për të rishikuar vendimin për vendosjen e sanksioneve ndaj Kosovës.
Kurti ka folur edhe për çështjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës, të cilat janë kërkuar nga BE-ja. Ai ka thënë se zgjedhjet e reja në këto komuna mund të mbahen brenda pak muajve.
Kurti ka thënë se Kosova dëshiron të pranohet në NATO, edhepse katër vende anëtare të aleancës nuk e kanë njohur ende shtetin e Kosovës.
“Ne duam t’i bashkohemi NATO-s dhe hapi i parë do të ishte programi Partneriteti për Paqe”, ka thënë Kurti, duke iu referuar programit që lejon bashkëpunimin mes NATO-s dhe vendeve joanëtare.
(r.m.)