Mbërrijnë në Shqipëri edhe 50 mijë doza të vaksinës “AstraZeneca”

Tiranë, 18 prill 2021 – Të dielën në mbëmje mbërrinë në Shqipëri edhe 50 mijë doza të tjera të vaksinës “AstraZeneca”.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu,e  cila ishte në Aeroportin e Rinasit për tëpritur dërgesën, tha se të hënën pritet 200 mijë doza të tjera. Ajo paralajmëroi fillimin e vaksinimit pwr kategori tw tjera tw qytetarwve, pavarwsisht moshws.

“Bashkë me vaksinat e ardhura dje, janë mbii 400 mijë vaksina që kanë ardhur në Shqipëri. Nga nesër, presim mbi 200 mijë doza vaksine. Do vazhdojmë me vaksinimin intensiv. Do shtrihemi edhe tek punonjësit e transportit publik, duke nisur nga punonjësit e transportit ajror”,deklaroi ajo.

Manastirliu u shpreh optimiste pwr pwrmirwsimin e situatws pandemiketw COVID-19.

“Situata paraqitet e kontrolluar dhe duhet të kemi vigjilencë. Drita në fund të tunelit është më e qartë se kurrë më parë. Falë ndihmës së miqve tanë, do t’ia dalim të jemi në normalitet”, deklaroi Manastirliu

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri tani nw Shqipwri janë kryer 324.850 vaksinime.

(r.m.)