Kurti priti udhëheqësit opozitarë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut

Prishtinë, 30 janar 2024 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në zyrën e tij liderët e disa subjekteve politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, të cilat janë në opozitë.

Zyra e kryeministrit Kurti njoftoi se në këtë takim kanë marrë pjesë: Arben Taravari, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes BESA, Izet Mexhiti, Kryetar i Lëvizjes Demokratike dhe Afrim Gashi, Kryetar i Alternativës.

Ky takim u zhjvillua në prag të zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut dhe të zgjedhjes së Presidentit të këtij vendi, prandaj temë e takimit kanë qenë edhe këeto zgjedhje, me theks neë zgjedhjen e presidentit.

Sipas njoftimit të zyrës së Kurtit,liderët e katër subjeteve politike shqiptare janë deklasruar për propozimin e një kandidati shqiptar për Prfesident të Maqedonisë së Veriut.

“Së bashku diskutuan për situatën në rajonin e Ballkanit, për fqinjësinë e mirë dhe perspektivën e partneritetit të rëndësishëm ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Kurti i njoftoi kryetarët shqiptarë nga Maqedonia e Veriut për takimet e bisedat që ka pasur me krerët shtetërorë të Maqedonisë së Veriut dhe ata e njoftuan për zhvillimet politike atje.

Temë e diskutimit ishte edhe situata shoqërore e ekonomike e komunitetit shqiptar në Maqedoni, nevoja për demokraci e stabilitet, si dhe përmirësim e mbarëvajtje të raporteve mes komuniteteve etnike në atë vend, gjë të për të cilën Kosova vetë është shembull, por edhe e promovon dhe e mbështet.

Katër udhëheqësit shprehën propozimin e tyre për një president të Maqedonisë së Veriut, i cili mishëron bashkëjetesën mes etnive dhe garanton rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut, president, i cili kësaj radhe duhet të vijë nga mesi i shqiptarëve”, thuhet në njoftimin e zyrës së Kryeministrit Kurti.

(r.m.)