Tash e tutje, shqiptarët nuk kanë nevojë për vlefshmëri pasaporte 6-mujore për të udhëtuar drejt SHBA-ve

Tiranë, 30 janar 2024 – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë njoftoi të martn se shtetasit shqiptarë nuk do të ketë më nevojë të kenë pasaportë të vlefshme gjashtë muaj për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një videomesazh të shpërndarë përmes platformës X, ambasada amerikane tha se Shqipëria i bashkohet atij që njihet si “klubi 6-mujor” falë marrëdhënieve të forta mes dy vendeve.

“Kjo do të thotë që mbajtësit e pasaportës shqiptare me një vizë të vlefshme amerikane mund të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara pa pasur nevojë për gjashtë muaj vlefshmëri pasaporte përtej udhëtimit të tyre!”, shpjegon Ambasada.

(r.m.)