Lisbonë, 18 prill 2021 – Në Kampionatin Evropian të Xhudos, të mbajtur në Lisbonë të Portugalisë, përfaqësuesja e Kosovës është renditur e para në listë.
Xhudistët kosovarë kthehen në atdhe me dy medalje të arta, një medalje të bronztë dhe dy vende të pesta.
Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova kanë fituar medalje të arta, Nora Gjakova me medalje tëbronztë, ndërsa Loriana Kuka dhe Laura Fazilu janë renditur të pestat, secila në kategorinë e vet.
Trajneri i ekipit kombëtar të xhudos, Driton Kuka, përmes një postimi në Facebook, është shprehur krenar për suksesin e arritur nga vajzat dhe djemtë që e përfaqësuan Kosovën në Kamionatin Evropian të Xhudos në Portugali.
“Kosova përmbylli Evropianin më të trofeshëm në histori të sportit të xhudos e mbarë Sportit Kosovar”, ka shkruar ai në krye të postimit. Pastaj ka përmendur sukseset e secilit prej të besuarve të tij në jëtë kampionat.
“Dy medalje të arta një e bronztë dhe dy vende të pesta!
Medalja e parë për të rritur për meshkuj!
Akil Gjakova theu akullin për medalje Elitare,por ai është edhe Kampioni i parë dhe i vetëm Evropian në sporte Olimpike nē historinë e sportit tonë!
Distria Kanpione Evropiane për herë të parë në karrieren e saj,dominimi saj nē Botë po vazhdon.
Nora Gjakova e bronztë e shkelqyeshme ishte në çdo aspekt.
Loriana e Laura erdhën afër medaljes por në luftat vendimtare sishin në koncentrim të duhur.
Flaka humbi në xhiron e parë por ajo së shpejti do vij në mesin e më të mirave”, ka shkruar ai.
Kukaj ka theksuar se Kosova tashmë është bërë fuqi botërore në sportin e xhudos.
“Xhudo e Kosovës me punë e sakrificë siguroj medaljet e para Elitare për shtetin tonë sivjet.
Nesër drejt atdheut me medalje të cilat fitohen në arena sportive dhe kjo është vlera në sport!
Po po vlera në sport janë medaljet e prezentimi i shtetit fuqishëm kudo në Botë!
Prapë po e potencoj ….
Me ujë,zjarr e Xhudon e Kosovës ska lojë!
Foto po flet vet miq …”, ka shkruar trajneri Kukaj.
(r.m.)