Nëse lejohet përdorimi i dinarit serb në Kosovë, edhe Leku shqiptar duhet lejuar në Luginë të Preshevës

Nga Refik Hasani
 
Banka Qendrore e Kosovës, e ka miratuar një Rregullore, me të cilën përcakton se e vetmja valutë e vlefshme për pagesë nga data 1 shkurt, do të jetë valuta në Euro.
Pakica Serbe në Kosovë, që nga hyrja e forca të NATO-s, duke përfshi edhe pas shpallje së Pavarësisë së Kosovës, nga data 17 shkurt 2008, ka vazhduar përdorimin e valutës së dinarit Serb në Kosovë. 
Realizimi i transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin Kombëtarë të pagesave në Republikën e Kosovës është në Euro, paralel me këtë ka vazhduar si mjetë i pagesave edhe përdorimin i valutës së dinarit serb në Kosovë në lokalitete të pakicës serbë.  Realizimi i transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin të pagesave në Republikën e Kosovës, edhe në dinarin serb.
Kosovës  në mënyrë informale i ka sjellur  dëme financiare të jashtëzakonshme, pasi  Kosova nuk ka patur një kontrollë të qarkullimit të parasë dhe dëmet që i jan shkaktuar zhvillimit të ekonomisë nga zbatimi i një valute të huaj,duke i dhën krah zhvillimit të kriminalitetit, e dukurive tjera që ndërlidhen. 
Republika e Kosovës, nuk ka patur informacione se sa para jan futur nga Serbia në Kosovë. Funksionimi i sistemit bankar të Serbisë, e ku përmes tyre ka funsionuar valuta e dinarit serb. Përveç ligjeve të Kosovës, do të duhej të zbatohen gjithë legjilacioni që nënkupton edhe përdorimi i valutës së Euros, 
Ndalimin e përdorimin të valutës së dinarit serb në Kosovë, është dashur të rekomandoj Fondi Monetar Ndërkombëtarë,që me rastin e shpalljes së Pavarërsisë së Kosovës.  
Ndalimin e përdorimin të valutës së dinarit serb në Kosovë, është dashur të kërkojn edhe Shtetet e QUINT-it, dhe instanca e mekanizma finanaciar të BE-së.
Ndalimin e përdorimin të valutës së dinarit serb në Kosovë,Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës, është në interes të Kosovës, të mos zbrapsen, por do të duhej   të zbatohet Rregullorja, e Bankës Qendrore të Kosovës, për ndalimin e përdorimit të dinarit serb në Kosovë.
Nëse lejohet përdorimi i dinarit serb në Kosovë, atëherë edhe valuta kombëtare e shtetit shqiptar, pse të mos lejohet të përdoret edhe në Luginës e Preshevës.