Kurti merr pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit ku do të diskutohet për Kosovën

Nju Jork, 8 shkurt 2024 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-, ku do të diskutohet për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Mbledhja, e cila është thirrur me kërkesë të Serbisë, do të mbahet sot (e enjte) në mbrëmje sipas kohës lokale në Kosovë.

Zyra e kryeministrit njoftoi të enjten se Kurti ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara së bashku me ministren e vet të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz.

Ndërkaq, Presidenca e Serbisë njoftoi të enjten se në këtë seancë do të flasë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Serbia bëri kërkesë për thirrjen e seancës së Këshillit të Sigurimit pas hyrjes në fuqi të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës që pamundëson përdorimin e valutave të huaja, përfshirë Dinarin e Serbisë, në operacionet me para të gatshme dhe pas mbylljes së shtatë komunave në Kosovբ.

Serbia i cilëson si formq të presionit ndaj komunitetit serb në Kosovë rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës që e ndalon përdorimin e dinarit serb për pagesa me para të gatshme dhe mbylljen e komunave paralele. Sipas saj, kjo është “vazhdimësi e masave të dhunës brutale fizike dhe institucionale ndaj serbëve” që ka qëllim “spastrimin etnik dhe zhdukjen e popullatës serbe” nga Kosova.

Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar që Kosova ta shtyjë zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, duke shprehur shqetësimin se kjo mund të ketë ndikime negativ në jetën e komunitetit serb në Kosovë.

Në vendbanimet ku jetojnë serbët në Kosovë, dinari serb ka vazhduar të përdoret edhe pas përfundimit të luftës dhe vendimit që Marka gjermane e pastaj të Euro të jetë valutë zyrtare në Kosovë. Deri më tash, Serbia i ka paguar me dinarë serbë pagat punëtorëve të institucioneve paralele, si edhe pensionet, ndihmat sociale dhe përfitimet tjera nga shteti serb.

Të mërkurën, autoritetet e Kosovës nuk lejuan të hyjë në territorin e Kosovës një shumë të parave në dinarë, pasi kjo do të bëhej në kundërshtim të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës. Autoritetet e Kosovës e akuzuan Serbinë se po pëunon për ngritjen e tensioneve në Kosovë.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se njё hap të njëanshëm me qёllim tё siç tha shkeljes flagrante tё funksionalitetit tё institucioneve tё Kosovёs.

“Nuk ka dyshim se kjo dёrgesё e tillё, pa asnjё koordinim, paraqet njё hap unilateral tё Serbisё, me qёllim tё shkeljes flagrante tё funksionalitetit tё institucioneve tё Republikёs sё Kosovёs, synon krijim artificial tё tensioneve dhe, si e tillë, meriton tё dёnohet ashpёr nga gjithsecili qё kundёrshton hapat unilateral”, ka thënë Bislimi.

Ai ka thënë se nuk është rastësi që Serbia i provokoi instgitucionet e Kosovës njё ditё para mbledhjes sё thirrur tё Kёshillit tё Sigurimit të OKB-së.

(r.m.)