Në 24 prill, shqiptarët, dashamirësit e muzikës shqiptare dhe mbështetës të Këshilltarit të Komunës, Vedat Gashi do të kenë mundësinë që të ndjekin një koncert të drejtpërdrejtë (live) në internet.
Protragonistë do të jenë artistë të rinj nga Kosova si dhe një numër muzikantësh të talentuar shqiptaro-amerikanë.
Koncerti që rastis me ditëlindjen e Këshilltarit Gashi është një mundësi e mirë për të njohur artistët shqiptarë në atdhe dhe në diasporë, si dhe një mundësi për të ndihmuar në rizgjedhjen historike të Këshilltarit të vetëm shqiptaro-amerikan në komunën e Westchesterit, një zonë administrative ku jetojnë dhjetëra mijëra banorë me rrënjë shqiptare.
“Jam jashtëzakonisht i gëzuar që të paraqes këtë koncert në ditëlindjen time”, thotë Vedat Gashi. “Artistë fantastikë në moshë të re nga Kosova do të paraqesin punën e tyre dhe do të kemi muzikë ‘live’ nga disa muzikantë të jashtëzakonshëm shqiptaro-amerikanë”.
Për ta ndjekur koncertin mund të regjistroheni në vedatgashi.com/april24
Çmimi 50 dollarë do të shërbejë për të ndihmuar fushatën e rizgjedhjes që Vedat Gashi, djali që erdhi si fëmijë refugjat në SHBA dhe u rrit e shkollua në demokracinë më të madhe të botës të vazhdojë veprimtarinë e tij politike.
Nëse preferoni që të dërgoni një çek me anë të postës, bëjeni të pagueshëm për “Gashi for Legislature” dhe mund ta postoni në adresën:
Gashi for Legislature
345 Kear St., Ste. 104
Yorktoën Heights, NY 10598