Nga Pertefe Leka
Në këte udhëtim të parë pati shansin të ishte pasagjer Im Atë, i cili e përshkruan mbërritjen në Kastriot pa asnjë ceremoni.
Ishte koha kur gjithë qytetet e mëdha të Shqipërisë kishin fushat e aviacionit ku plotësoheshin udhëtimet e brendshme me shpejtësi , p.sh.Itinerari nga Tirana në Kastriot bëhesh për 27 min.
Duke shfletuar ditarin e mësuesit Jahja Domnori për aktivitetin e tij në Zonen e Kastriotit 1928-31, mësojmë konsideratat e tij për dibranët të cilët në momente kardinale flasin me një gjuhë .
Ishin maturantët e parë të Gjimnazit të Shtetit ,Shkodër,dega pedagogjike,që morën bekimin e Drejtorit të kësaj shkollë Prof.Dr. Mirash Ivanaj, I cili I entuziazmuar nga ky eveniment u shpreh: “Të jetë fatlume e me fillim të mbarë ky hap me të cilin fillon Indipendenca edhe në fushën Arsimore të Kombit Shqiptarë “ Pa asnjë hezitim iu përgjigjen kësaj thirrje mësuesit e rinj Jahja Domnori, Refik Shpuza …të cilët u emëruan mësues në Kastriot në vitin shkollor 1928. Datë kjo që përkon me procesin e ndryshimeve në sistemin shkollor.Profesioni si mësues të rinj i ngarkonte me përgjegjësi dhe detyra te rëndesishme për të realizuar kërkesat e kohës.Qeveria po merrte të gjitha masat e duhura që të ndërtohej një sistem kombëtar.Për këte duhej të kapërceje mbi një sërë shkollash që kishin influencat dhe qëllimet e veta.Kjo ndërrmarrje e qeverisë së Zogut nuk qe e lehtë për të unifikuar programet mësimore.Ndër të tjera,kishte për objektiv futjen e një rrjeti të tërë shkollash fillore në tërë vendin, mbi bazën e sistemit me konvikt, për të gjithë ata fëmijë që banonin në zonat e largëta dhe nuk mund të përshkonin çdo ditë rrugën për të ndjekur mësimet.Me 8 dhjetor 1922,ministri i arsimit,Rexhep Mitrovica i drejtohej kryeministrisë nevojën për hapjen e shkollave të reja, por ndër të tjera theksonte:”Na kishim me qenë të mendjes që të ngrihen dy internate, nji në Dibër e tjetri në Kosovë.. sepse deputetet e Dibrës e të Kosovës na luten dita ditës të mirren në kujdes si krahina të harrueme e të qituna mbas shpine…”
Dibranët të njohur si arsimdashës,fillimisht, shkollat i hapen në shtëpitë e atyre, që kishin mundësi t’i përballonin.
Në procesin e reformimit të sistemit arsimor 1922-1928 Qeveria pati si prioritet hapjen e shkollave shtetërore dhe me programe të unifikuara.Kështu, Prefektura e Dibrës me shkresën nr.345 datë 19.11.1925 kërkonte që ndërtesa për zyra komune në Kastriot të vihej në dispozicion të Internatit “Dibra” të Kastriotit.
Drejtori i parë i këtij Internati ishte Haki Sharofi (mësues i përkushtuar,patriot,publicist,poet, fetar modern,demokrat i flaktë) i cili me 2 dhjetor 1923 emërohet drejtor në internatin e Peshkopisë, fillimisht i hapur në shtëpinë e Shehat Shehut.
Nën drejtimin e Haki Sharofit internati “Dibra” i Kastriotit u bë një nga shkollat më në zë të vendit .Pas shumë peripecishë ,(sepse H.Sharofi luftoi me armë në dorë me Elez Isufin, në ngjarjet e vitit 1924…) ai pati shumë largime nga puna dhe transferime.Por rikthehet përsëri në Internatin Kastrioti në vitin shkollor 1927-1928 vetëm për një vit shkollor dhe prej andej e transferuan në Internatin “Kosova” të Krumës.
Kështu në vitin shkollor 1928 -1929 drejtor i internatit u emërua Sali Morina i cili krijoi nje kolektiv me mësues nga Shkodra, Jahja Domnori, Refik Shpuza,Abdulla Çanga dhe nga Normalja e Elbasanit Mustafa Shqerra. etj
Mësuesi,Jahja Domnori,u emërua mësues dhe ekonomat pasi kishte eksperiencë në këtë drejtim.
Të gjithë së bashku me drejtorin në krye kIshin një kolektiv të harmonizuar, si në punë dhe në marrëdhëniet shoqërore.
Me 8 dhjetor 1928 zbriti për herë të parë në fushën e Kastriotit aeroplani i shoqërisë italiane Adria aereo Llojd
Udhëtimi Tiranë-Kastriot bëhej për 27 minuta. Mësuesi Jahja Domnori e kujtonte me shumë emocion udhëtimin me avion që zbriste në fushën e Kastriotit.Ai udhëtoi me kushuririn e vet Q. Domnori të cilin e mori ta shkollonte dhe të kujdesej për shendetin e tij.
Ekipi i mësuesve në atë shkollë me konvikt punonte në harmoni të plotë me njëri tjetrin dhe me familjet dibrane,e sidomos me 8 familjet e njohura që ishin të përmendura për mikëpritje,dhe arsimdashës.
Një foto,e marrur nga arkivi i familjes së J.D. ku janë djemtë e Internatit” Dibra “ në shtëpinë e Cen Elezit, (njihej si burre trim,i urtë,luftëtar i paepur për të drejtat e shqiptarëve,demokrat, pikë për pikë si i jati ,Elez Isufi.)Kjo foto e dëshmon më së miri këte bashkëveprim të patriotëve dibranë me shkollën.
Atë vit, mësuesi jahja Domnori përjetoi një ngjarje të ngjashme me ate që kishte kryer vetë në 28 Nëntorin e vitit 1927.
Mesuesi Haki Sharofi, figura e të cilit ishte akoma e pranishme në Internatin e Dibrës, sepse nuk harrohej shpejt kontributi i tij si drejtor dhe mësues në këte shkollë,bëri një xhest të admirueshëm,në festen e flamurit.
Në festën e 28 Nëntorit 1928, kur po bëhej gati ngritja e flamurit shqiptar, disa per t’i bërë qejfin shoqërive italiane donin të ngrinin në të njëjten kohë edhe flamurin Italian, por mësuesi patriot Haki Sharofi u shkëput nga turma dhe doli përpara Prefektit duke i thënë: “Na nuk lejojmë që krahas flamurit shqiptar të ngrihet edhe flamuri Italian, Shqipëria ka vetëm një flamur për të cilin është derdhur gjak,flamuri me shkaben dykrenare”
Të njëjtën gjë kishte bërë edhe mësuesi Jahja Domnori,një vit më parë, me 28 Nëntor 1927. Ai së bashku me shokët , Agustin Shestani,(nga Kraja) Jahja Baçen J.Kazazi….kishin vendosor të hiqnin flamurin Italian nga banka e shtetit në Shkodër, sepse ngrihej në të djathtë, ndërsa flamuri shqiptar në të majtë.Kjo qe me pasoja sepse në momentin kur po e tërhiqnin flamurin Italian, policia i arrestoi studentët e aksionit,me ata edhe J.Domnorin
Këto ishin mësuesit patriot, që me guximin dhe qëndrimin e tyre atdhetar, bëheshin shembull për brezin e ri,në ruajtjen e simboleve kombëtare.
Nga shënimet e mësuesit Jahja Domnori “Jeta ime”mësojmë disa të dhëna nga aktiviteti i tij në ate shkollë, ku qëndroi 1928 – 1931,
“Si ekonomat i kam kursyer shtetit 500 napolona ari,
Ministria e Arsimit, në kontrollin rutinë, nga inspektori i Arsimit të Elbasanit Baki Sinella, pasi i verifikoi tabelat e përditshme një për një, konstatoi se ushqimi kishte dalë konform me rregulloren e M.Arsimit.” J.D.
“Atëhere që të mos digjej kredija, shkruan mësuesi-ekonomist,kam ble 150 krevate hekuri,ku zëvendësova krevatet prej druri.Me kujdesin e mësuesit të shkollës sonë Mustafa Shqerra,blemë në Elbasan edhe velenxa leshi,rregulluam dritaret etj.” J.D
Sekreti I këtij kursimi,ishte sepse blerjet e ushqimeve bëheshin direkt nga ekonomisti, Jahja Domnori dhe jo me ndërmjetësinë e të tjerëve. Ky qëndrim korrekt ndaj parave të shtetit kishte vlerë, por edhe një shembull i vyer për sot, ku të korruptuarit shpërdorojnë dhe grabisin paratë e shtetit.
Nga situata e përgjithshme në Dibër Jahja Domnori shkruan:
“Sa kam shkuar në Kastriot më ka rënë në sy se populli ishin të gjithë me armë.
Atëhere në Dibër kishin influencë 8 shtëpi.
Në Sllovë shtëpia e Elez Isufit.Në Reç e Dardhë Dervish Luzha, në Maqellarë Dine Begu,në Kandër, Murat Kaloshi e me radhë Dine Dema, Dan Cami. Në Muhren e Vjetër Dine Hoxha që ishte mjaft i ditur dhe Sulë Shehu që ishte kryetar bashkije….
Këto familje ishin lidhur me njera tjetrën me martesa: Murat Kaloshi kishte dhënë e marrë me shtëpinë e Elez Isufit. Për të birin, Dan,kishte marrë vajzën e Sulë Shehut.Pavarësisht këtyre lidhjeve, kishte mosmarrëveshje te cilat e shqetësonin qeverinë
Në fundin e majit 1929, mbreti Zog, ju drejtoi një mesazh me anë të Muharrem Bajraktarit, i cili zbriti me aeroplan dhe erdhi në shkollën tonë. Prej këndej shkoi te Murat Kaloshi i cili e shoqëroi me nja 20 vetë. Të nesërmen të gjithë majorat u mblodhën në Peshkopi me njerëzit e vet.
Mbledhja u hap pranë Kazermave, por mungonte Dine Hoxha. Ndër të tjera i deleguari theksoi : Përfaqësuesit e këtyre shtëpive të merren vesh me të deleguemin tonë e të zgjidhin çdo mosmarrëveshje se për hatër të 8 shtëpive nuk mund të shkatërrojmë një prefekturë e për hatër të një prefekture nuk mund të zhgatërrojme Shqipninë” Zog ……Ja disa nga pasojat e konflikteve …
Ne ate periudhë Prefekt ishte Fehmi Tepelena, shumë i aftë në detyrë, i cili tue pasë një administratë jo të favorshme për të kryer detyrat dhe zbatuar ligjet vrau veten. Po ashtu edhe Asim Borshi që ishte kryetar Gjyqi u hodh ne Dri.Dibranët e shpëtuan dhe e sollën në shkollën tonë, kur mbas do kohe erdhën dhe e morën me aeroplan dhe e dërguan në Tiranë. Ma vonë e emëruan Kryetar Gjyqi në Shkodër.
Mbas vdekjes së Fehmi Tepelenës zv.prefekt u bë Daut Kombi i cili kishte edhe postin si komandant xhandërmarije.
Sa mori detyrën e re edhe ne arsimtarëve na dha 14 pushkë të gjata së bashku me xhandërmarinë që kishim në shkollë.Unë si ekonomat duhej të kujdesesha edhe për 20 irredentistë dibranë që i kishin familjet në Jugosllavi.
Me familjet tona nuk kishim kontakt, vendi ishte i izoluar, por mikëpritja
e Murat Kaloshit dhe e familjeve shumë bujare dibrane, na e zbuste largësinë që kishim me të afërmit tonë.
Ndër figurat e përmendura ishte edhe ajo e Fiqiri Dines,si ushtarak vizionar, nacionalist i ndershëm,me kulturë përendimore) Për të cilin shkruan “…Këte emër e kisha ndigjue , kur ai ishte qarkkomandant në Shkodër në vitin 1920. Atëhere im atë më dërgoi(një për shtëpi) në Luftën e Koplikut. Isha vetëm 15 vjeç, kur forcat Jugosllave donin të aneksonin krahinat e veriut. Ishte edhe organizimi ushtarak i këtij biri të Maqellarës që zmbrapste çetnikët serb sa herë që shkelnin kufirin në qarkun e Shkodrës.”J.D.
Një person shumë i nderuar në kujtimet e mësuesit Jahja Domnorit ka qenë Z.Ramiz Trepçi, pronar i Hotelit “Durimi”në Peshkopi, tek i cili, sa herë strehohej kur shkonte me shërbime në Peshkopi gjente ngrohtësi si në familje.Ai nuk e harroi kurrë këte njeri shpirtmadh, e arsimdashës për të cilin shkruante: “Sa herë vononin rrogat e arsimtarëve,kur unë shkoja për t’i tërhequr në Peshkopi,Ai kurrë nuk më linte të kthehesha bosh për në Kastriot,por m’i jepte lekët nga fitimet e tij,të cilat kur ia ktheja,nuk pranonte kamatë për vonesën ” J.D.
Ky qëndrim burrëror me besë dhe atdhetari, forconte miqësi afatgjata dhe i shërbente mbarëvajtjes së punëve shtetërore, duke u bërë kështu një rregullator i padukshëm mes njerëzve, por frytdhënës. Kur vinte puna për të kontribue për shkollimin e fëmijëve dhe çështje madhore kombëtare gjithë dibranët pa përjashtim ishin të gatshëm të bashkoheshin me urtësi në kuvende, aty s’përfilleshin armët e inatet mes tyre, por në shërbim të të ardhmes së përbashkët.
Ndër të tjera shkruan:
“Përveç punës si mësues u përpoqa të mbledh edhe proverba dhe legjenda sidomos për Skenderbeun të cilin e quanin Skendëre.Flitej shumë për Pusin e Skenderbeut në Kukel apo për Gropën afër Muhrit që e kishte ba kama e Skenderbeut kur ka kapërcye Drinin.etj “J.D.
Për dijeni, të gjitha botimet në mbledhjen e folklorit,jo vetem në Dibër,por edhe në vende të tjera ku ka punuarJ.D. ia dërgonte Institutit të Folklorit, personalisht Qemal Haxhihasanit në Tiranë.Kështu që në nuk disponojmë një kopje të këtyre regjistrimeve. Mësuesi Jahja Domnori pas 17 vjetësh 1945 u emërue mësues në Allejbegi dhe udhëtimin e bënte me kamiona të rastit dhe nga Maqellara për në Fshat do ta bënte në kembë, kur e zinte nata ishte i detyruar të ndalte diku ,ishin po beglerët e Maqellarës, që ia hapnin derën mësuesit bile në atë derë bujare shkonin edhe Ata të këshillit që ia kishin pushkatue djalin. ..vazhdon ditari “Jeta Ime “i Mësuesit Shkodranë J.Domnori…..
Në fotografinë lart, një nga shtëpitë-shkolla ne Diber: në shtepine e Cen Elezit 1930